Page 48 - Demo
P. 48


                                    Pjesa “Kështjella” është shkëputur nga romani me të njëjtin titull i shkrimtarit Ismail Kadare. Kështjella e Krujës, e rrethuar nga turqit prej kohësh, qëndron e paepur. Turqit dërgojnë një kalë, të etur për të zbuluar se ku mund të kalojë ujësjellësi i kështjellës, që më pas t’ua presin ujin banorëve brenda kështjellës, me qëllimin për ta pushtuar atë._______________________________________Në mesditë, megjithëse dielli përvëlonte, turma të mëdha ushtarësh po dyndeshin drejt gardhit të madh për të parë atë që do të ndodhte. Gardhi qe ngritur me një shpejtësi të tillë saqë shumicës së ushtarëve nuk u kishte rënë rasti ta shihnin. Vërtet gardhi ishte i zakonshëm, por, me sa thoshin, ajo që do të ndodhte prapa tij, në zonën e shkretë midis mureve të kështjellës dhe gardhit, do të ishte krejtësisht e jashtëzakonshme.Të gjithë u bindën se prapa gardhit do të ndodhte vërtet diçka e rëndësishme, kur panë një grumbull oficerësh të lartë që po vinin nga qendra e kampit dhe sidomos kur, prapa ushtarëve, panë rojet e kryekomandantit dhe pastaj vetë Tursun Pashanë, që erdhi dhe qëndroi në këmbë mbi një vend pak të lartë.Ndërkaq, turma e topitur nga dielli u gjallërua. U ndien zëra, fjalë, një shqetësim i shoqëruar nga lëvizje kokash dhe ngritje mbi majë të gishtave për të parë më mirë. Fjalët “një kalë”, “kalë i bardhë”, “kalë” u përsëritën edhe dhjetëra herë.Ndërkaq, një hingëllimë e ndërprerë, që më shumë i ngjante njëgulçimi, tregoi se ajo që do të ndodhte, kishte lidhje vërtet me një kalë. Nuk kaluan shumë çaste dhe pothuaj të gjithë panë kalin, kur ai u sul përtej gardhit fare vetëm në zonën e shkretë. Ishte i bardhë. Askush nuk kishte hipur mbi të dhe askush nuk e ndiqte. Kali vrapoi një copë herë me galop të çrregullt, pastaj qëndroi, shkrofëtiti, goditi tokën me patkonj e ngriti kokën përsëri, shkrofëtiti sikur të kërkonte në erë diçka të padukshme dhe vrapoi në drejtim të lumit.– Ai kërkon ujin. E shikoni si kërkon ujin?– Ka etje. Duket që ka etje.– E kanë lënë disa ditë pa ujë.– Me siguri, i kanë dhënë të hajë elb dhe kripë.– Vërtet?– Ia patë shkumën në gojë?– Thonë se do të gjejë ujësjellësin.– S’dihet.Kali qëndroi përpara gardhit dhe goditi tokën me patkonj. Tani, të gjithë vunë re se në drejtim të lumit gardhi ishte bërë më i dendur turmë – grumbull i madh dhe i paorganizuar njerëzish.dynden – këtu: vijnë menjëherë njëri pas tjetrit, shfaqen me shumicë.e topitur – e këputur, e lodhur etj.hingëllimë – zëri që nxjerr kali a pela kur hingëllin.gulçimë – frymëmarrje e shpeshtë e me zor.galop – vrapim i shpejtë i kalit, duke bërë kërcime.Ismail Kadare(1936)KËSHTJELLAÇfarë dini për epokën e Skënderbeut?Kujtoni ose shikoni pjesë nga filmi “Skënderbeu”.FjalorPara leximitPoet, prozator, kritik e studiues, i cili është një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare bashkëkohore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet dhe u bë i njohur me vëllimin “Shekulli im”, që u pasua nga vëllime të tjera poetike. Në fushën e prozës, janë shumë të njohura romanet: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Pallati i ëndrrave” etj. Krijimtaria e tij është vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.Pikturë nga Aleksandër Filipi46 Gjuha shqipe 6
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52