Page 49 - Demo
P. 49


                                    dhe më i lartë. Kali eci me galop përbri gardhit duke kërkuar, siç dukej, një dalje. Kur e pa që nuk kishte një dalje të tillë, ai u kthye përsëri dhe vrapoi nëpër zonën e shkretë.– Ja shkuma. Shikoni si del shkumë nga goja.– Shkumë, vërtet.– I shkreti kalë!– Kali u ndal në dy-tri vende, goditi tokën e thatë me potkonj, shkrofëtiti dhe eci përsëri me vrap, këtë herë në drejtim të mureve të kështjellës.– Shënoni çdo pikë ku ndalet, – dha urdhër dikush prapa shpinës së pashait.Ndërkaq, mbi muret e larta, midis bedenave filluan të dilnin njëri pas tjetrit kështjellarët. Të mbështetur te bedenat, ata ndiqnin me sy vrapimin e kalit (kjo gjë kuptohej nga lëvizjet e kokave të tyre) dhe, herë pas here, diçka i thoshin njëritjetrit. Kali vraponte i xhindosur përpara murit kryesor. Dy-tri herë qëndroi në vend,rrëmoi tokën me tërbim dhe prapë iku më tutje. Tani përreth ishte bërë një heshtje kaq e madhe, saqë dëgjoheshin qartë jo vetëm zhurmat e potkonjve, por edhe shkrofëtin – turfullin, nxjerr ajrin nga hundët dhe nga goja me zhurmë prej lodhjes, egërsisë a frikës.patkonj – pllakë e hollë prej metali, e kthyer si hark në madhësinë e thundrës së kafshëve, për t’i mbathur ato.elb – bimë barishtore njëvjeçare, me kalli si të grurit.beden – pjesë muri, e ngritur si dhëmb mbi murin rrethues të një kështjelle, prapa së cilës mbroheshin luftëtarët.i xhindosur – shumë i zemëruar.rrëmoj – gërmoj.FjalorLexojmëNë hapësirat e rrëfimit letrar 47
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53