Page 5 - Demo
P. 5


                                    Teksti Gjuha shqipe 6 mbështetet në programin e ri të shpallur nga MAS-i në dhjetor të vitit 2014. Teksti mbështetet në kërkesat e programit për arritje të kompetencave të fushave të të nxënit, risi kjo e këtij programi. Teksti Gjuha shqipe 6 synon ta përfshijë nxënësin në veprimtari të nxëni, të cilat reflektojnë aftësi, shprehi dhe vlera. Të gjitha këto së bashku formojnë nxënësin, i cili fiton kompetenca që mundësojnë në vazhdimësi rritjen intelektuale, letrare dhe gjuhësore, aftësi të gjithanshme për jetën, që i nevojiten çdo individi në rrugën e tij të dijes. Mbështetur në kërkesat për formimin e kompetencave kyçe dhe ato përmbajtësore të lëndës së Gjuhës shqipe, teksti ofron për nxënësit një përmbajtje tërheqëse, ndërvepruese, bashkëvepruese, të mbushur me veprimtari krijuese në pikëpamje të zhvillimit të të menduarit, të zhvillimit të mendimit kritik, të zhvillimit individual në tërësi, gjuhësor, letrar dhe më gjerë. Struktura e tekstit është në përputhje me programin, i cili ka një shtrirje didaktike në disa fusha të zhvillimit të kompetencave kyçe dhe ato të fushës përkatëse.  Pjesa e parë e tekstit përfshin kompetencat e fushës në lidhje me: kompetencën e të dëgjuarit;kompetencën e të folurit;kompetencën e të shkruarit;kompetencën e të lexuarit, e cila përfshin: tekstin rrëfimtar, tekstin poetik, tekstin dramatik, tekstin joletrar. Në këtë pjesë të tekstit, përmes përzgjedhjes së fragmenteve në përshtatje me moshën dhe kërkesat e programit, synohet të aftësohen nxënësit për një cilësi të mirë të lexuari dhe të interpretuari të teksteve letrare dhe joletrare, për një interpretim të bukur të tekstit poetik dhe atij dramatik. Rritja e cilësisë së të lexuarit, që është një synim tjetër i këtij programi, e veçon atë nga të gjithë objektivat e tjerë. Kompetencat e të dëgjuarit, e të folurit dhe e të shkruarit janë shtrirë duke u gërshetuar me tekstin letrar e janë trajtuar në mënyrë të integruar me njëra-tjetrën, duke mundësuar kështu një të nxënë të qëndrueshëm.Përdorimi i teknikave ndërvepruese, i punës me grupe dhe me projekte i jep këtij programi dhe teksti gjallëri dhe frymë bashkëpunuese, të cilat mundësojnë arritjen e kompetencave përkatëse për çdo fushë të nxëni.  Pjesa e dytë e tekstit lidhet me Kompetencën e përdorimit të drejtë të gjuhës. Në këtë pjesë, përfshihen kompetenca që lidhen me:fitimin e disa aftësive, shprehive dhe vlerave nga fusha e fonetikës;fitimin e disa aftësive, shprehive dhe vlerave nga fusha e fjalëformimit;fitimin e disa aftësive, shprehive dhe vlerave nga fusha e leksikologjisë;fitimin e disa aftësive, shprehive dhe vlerave nga fusha e morfologjisë;fitimin e disa aftësive, shprehive dhe vlerave nga fusha e sintaksës. Zhvillimi i kompetencës për përdorimin e drejtë të gjuhës krijon mundësinë për ta njohur dhe përdorur mirë atë, si në tekstin e shkruar, ashtu edhe përgjatë komunikimit të vazhdueshëm.Hyrje
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10