Page 50 - Demo
P. 50
shkrofëtimat dhe gulçimet e tij. Ai u ndal befas përsëri disa hapa larg murit, goditi me rrëmbim tokën duke ngritur një re të madhe pluhuri dhe prapë iku me vrap. Kur po kalonte poshtë kullës së tretë, një nga kështjellarët ngriti harkun dhe shënoi në të. Fluturimi i shigjetës u shoqërua nga një murmuritje e shurdhët dhe kur kali bëri një kërcim të dëshpëruar për të shkulur siç duket shigjetën që iu ngul në shpatullën e majtë, nga të gjitha anët prej gjokseve të ushtarëve doli diçka midis thirrjes së dëshpërimit dhe rënkimit.Funksionarët e lartë, që rrinin rreth e rrotull pashait, kthyen kokat nga ai në mënyrë pyetëse.– S’ka gjë, – tha Tursun Pashai, ndërsa ndjeu një dhembje therëse në shpatullën e majtë, – plaga ia shton etjen.Papritur, kali qëndroi, u rrotullua në vend, uli turirin në tokë, zhgërryejti baltën me të, pastaj goditi me forcë me patkonj po në atë vend, si i tërbuar, duke ngritur pluhur dhe baltë. Ai nuk u largua, siç kish bërë herët e tjera nga ai vend, ku ishte ndalur edhe më parë, përkundrazi, goditjet e tij me potkonj dhe gërvishtjet me turi të tokës, këtë herë ishin të papërmbajtura. Për një çast, ai u mbështoll me një re pluhuri. Kur pluhuri filloi të shpërndahej, të gjithë panë se kali ishte rrëzuar përtokë. Ai fërkonte qafën pas kokës, kurse potkonjtë goditnin në erë gjithmonë e më ngadalë.– Gërmoni menjëherë në atë vend, – thirri Tursun Pashai.* * *Më në fund, ata na e prenë ujin. Kur kali i bardhë filloi të vërtitej si një mallkim rrotull mureve të kështjellës, ne e kuptuam se kjo ishte një mënyrë për të kërkuar ujin. Ne mund ta qëllonim dhe ta vritnim kalin që në fillim, por nuk e bëmë vetë këtë gjë, sepse, duke vrarë kalin, do t’i bindnim ata se diku nën tokë kalon ujësjellësi ynë dhe atëherë ata do të bënin çmos për ta gjetur. Kurse ne akoma kishim shpresë se ata mund të hiqnin dorë nga kërkimi i ujësjellësit, në qoftë se kali nuk e gjente dot. Gjatë kohës që kali vërtitej, ne e ndiqnim me gjak të ngrirë çdo lëvizje të tij. Dy-tri herë ai u ndal në pikat ku kalonte ujësjellësi dhe në ato çaste ne mbyllnim sytë me tmerr. Njëri nga ushtarët nuk duroi dot më dhe qëlloi me shigjetë. Kali i plagosur më në fund e gjeti ujin. Ne vrapuam të mbushnim të gjitha enët, ndërsa ata gërmonin me tërbim si hiena. Vajzat tona, kur e panë ujin që shpërtheu dhe pellgun që po krijohej mbi gropën e madhe që dukej si varr i hapur, filluan të qanin.Gjithë atë ditë ne vazhduam të gërmonim pusin e thellë nën bodrumet e kështjellës. Gjithë natën, ata festuan prerjen e ujit. Pastaj papritur ra alarmi. Gjergji ynë, që siç duket, mori vesh prerjen e ujit, sulmoi.Ka kaluar mesnata. Alarmi vazhdon. Kampi i tyre i madh përpëlitet e gulçon sikur po e presin me gërshërë nga të katër anët. Gjergji është atje poshtë, midis tyre.Romani është vepër letrare e gjatë, që pasqyron ngjarje dhe karaktere njerëzore.murmuritje – zhurma e zërave të njerëzve që flasin nëpër dhëmbë ose me zë të ulët.zhgërryej – gërryej me vrull e për një kohë të gjatë dheun.hiena – kafshë e egër gjitare, mishngrënëse.Fjalor48 Gjuha shqipe 6

