Page 51 - Demo
P. 51


                                    Krahasimi është përcaktimi i një fenomeni ose i një objekti, ose koncepti me ndihmën e krahasimit të tij me një fenomen tjetër, që ka shenja të përbashkëta me të parin. Krahasimi i jep fenomenit, objektit ose konceptit atë kuptim, atë nuancë logjike që dëshiron autori. Krahasimi, ose tregon përngjashmëritë (ai i ngjiste...), ose shprehet nëpërmjet fjalëve: si, tamam si, pothuajse si etj. Në këtë pjesë letrare, Kadare ka përdorur krahasimin “si hiena” (… Ne vrapuam të mbushnim të gjitha enët, ndërsa ata gërmonin me tërbim si hiena.), për të na sjellë në mend egërsinë e kafshës grabitqare, gjë që thekson egërsinë e ushtarëve turq. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Pse po turreshin ushtarët turq drejt gardhit të madh?Cilat janë shenjat paralajmëruese se diçka e jashtëzakonshme do të ndodhë?Pse kampi turk lëshoi kalin e etur për të kërkuar rreth e qark kështjellës?Cilat ishin veprimet e kalit në çastin kur u krijuan zhurmat e mëdha?Cila ishte përgjigjja e Tursun Pashait?Çfarë zbulon kali i plagosur?Cila kishte qenë shpresa e kështjellarëve?Çfarë masash morën kështjellarët kur kali e gjeti burimin e ujit?Pse po festojnë në kampin turk?Kush urdhëroi alarmin për luftë?Interpretojmë tekstin 2 Pse është e rëndësishme gjetja e burimit të ujit për Tursun Pashain?Po për kështjellarët?Analizojmë tekstin 3 Veprimet e përsëritura të kalit sa vijnë e tensionohen. Gjeni në tekst tri prej tyre dhe nënvizojini. 4 Ngjarja rrëfehet:a. nga një kështjellar,b. nga një ushtar turk,c. nga një kronikan,d. nga Tursun Pashai. 5 Në mbyllje shfaqet Skënderbeu. Çfarë cilësish të tij dalin në pah?Gjuha e tekstit 6 Ky tregim ka shumë fjalë të prejardhura. Gjeni dhe shkruani dhjetë prej tyre. 7 Nënvizoni krahasimet e përdorura nga autori.Si janë ndërtuar ato nga ana gjuhësore?Reflektojmë rreth tekstit 8 Përshkruani si i vlerësoni:sakrificat e luftëtarëve,strategjinë e turqve.Interpretoni sipas këndvështrimit tuaj. Detyrë Shkruani pesë fjali që lidhen me përmbajtjen e pjesës ku të përdorni figurën letrare të krahasimit.Në hapësirat e rrëfimit letrar 49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55