Page 52 - Demo
P. 52
DëgjojmëDËGJOJMË TREGIMIN Sekreti Identifikimi dhe zgjidhja e problemit në një tekst rrëfimtarPara dëgjimitDiskutoni rreth çështjes \Gjatë dëgjimitI. Gjëja më e rëndësishme në botë është miqësia. Kur ke një shok të mirë, jeta të bëhet më e bukur dhe më e lehtë. Prova më e mirë për këtë që po ju them, është Ivo. Ai është shoku im më i ngushtë. Falë tij, unë s’kam nevojë t’i mësoj të gjitha lëndët e mësimit. Unë mësoj gjysmën, kurse Ivoja gjysmën tjetër. Për shembull, unë mësoj gjuhën, ai mëson matematikën; unë bëj detyrat e gjuhës, ai të matematikës. Një miqësi kaq e ngushtë është gjëja që kam kërkuar gjithë jetën. Unë u takova me Ivon kur fillova klasën e pestë. Ndalesa e parëPërgjigjuni pyetjeve:Mendoni se miqësia mes dy djemve është e sinqertë?A do t'ju pëlqente edhe juve kjo lloj miqësie?Cilat janë gjërat që do të qortonit në këtë lloj miqësie?II. Të shtunën, pasi hëngrëm mëngjesin, e putha mamin në faqe dhe i thashë:– Po iki njëherë.– Ku do të shkosh?– Të luaj me Ivon këtu afër, te rruga. Do të kthehem para drekës.– Paske harruar që duhet të marrësh leje? Apo kjo s’ekzistuaka më për ty, gjersa i marrke vendimet vetë.– Jo, moj mami, pse e merr për ters? Unë e lashë që dje me Ivon që të dilnim. Kaq.– E pse s’më the më parë mua, nëse mund ta zije të shtunën apo jo?– S’e mendova që do të të mbetej hatri. Ja, po të pyes tani: Mami, të lutem, a mund të dal të luaj me Ivon?– Ivo këtu, Ivo atje. Kush është ky Ivoja njëherë? Ka ardhur koha të takohem me të. Nuk kam qejf që dikush të ndikojë për keq te ti.– Po Ivoja është nxënës shumë i mirë, o mami, si mund të jetë një shembull i keq për mua?– Shumë i mirë, por jo i shkëlqyer, apo jo? – pyeti mami.– As notat e mia s’janë të shkëlqyera, por kjo s’do të thotë se unë jam i keq. Më lër të dal të luaj, jam ngopur deri në fyt me këtë apartament dhe me televizorin!– Mirë, mirë. Dil e luaj, por mos u vono!– Faleminderit, mami! E dija që nuk je nga ato nënat e rrepta, që të bien në qafë kot, por të duhet të luash pjesën, nganjëherë.– Shiko ti, burrë i vogël, mos u tall me mua se mund të rrish mbyllur brenda, pastaj.– Bëra shaka, bëra shaka...Ndalesa e dytëPërgjigjuni pyetjeve:Për çfarë po bisedojnë nëna dhe djali?Si ju duken pyetjet e nënës dhe përgjigjet e djalit?Ju pëlqen komunikimi i nënës me djalin? Po JoPse?50 Gjuha shqipe 6

