Page 54 - Demo
P. 54
Zhan Zhono(Jean Giono, 1895-1970)Fjalorlende – fryt i thatë i lisit.NJERIU QË MBILLTE PEMËDuke u nisur nga titulli i pjesës, parashikoni se për çfarë flitet në të.Pjesa “Njeriu që mbillte pemë” është shkëputur nga romani me të njëjtin titull i autorit francez Zhan Zhono. Në këtë pjesë, autori takon një bari të vetmuar, i cili gjente prehje te natyra duke mbjellë pemë. Jeta i ndan dhe, pas shumë vitesh, autori kthehet në ato vise, por lugina e dikurshme tashmë lulëzon nga gjelbërimi dhe jeta. Ç'ka ndodhur me bariun? _______________________________________Me të mbërritur në vendin e duhur, burri zuri të ngulte në tokë shtizën e hekurt. Kështu, bënte një gropë të vogël dhe, brenda saj, fuste një lende e më pas e mbulonte gropën. Po mbillte lisa. E pyeta nëse toka ishte e tij. Jo, m’u përgjigj. E dinte se e kujt ishte? Nuk dinte gjë. Mos vallë, mendonte se ishte tokë shtetërore, apo pronë e ca njerëzve që s’donin t’ia dinin për atë? Aq i bënte për pronarët. Burri vijoi të mbillte njëqind lendet me kujdes të veçantë.Pas drekës së mesditës, ia filloi nga e para zgjedhjes së lendeve. Besoj se pyetjet e mia këmbëngulëse e shtynë të më përgjigjej. Kishte tre vjet që, ashtu i vetmuar, mbillte pemë. Deri tani kishte mbjellë njëqind mijë rrënjë. Nga njëqind mijë kishin mbirë njëzet mijë filiza dhe nga ata njëzet mijë, mendonte se do të humbiste gjysmën e tyre, për shkak të brejtësve e gjithçkaje tjetër të paparashikueshme. Mbeteshin, pra, rreth dhjetë mijë lisa, që do të rriteshin në atë vend ku më parë s’kishte gjë prej gjëje.Në atë çast, u interesova për moshën e atij burri. Dukej sheshit që ishte më shumë se pesëdhjetë vjeç. \tha ai. Quhej Elzear Bufjè. Dikur kishte pasur një fermë në fushë. E kishte jetuar jetën në çdo drejtim.Kishte humbur djalin e vetëm, pastaj edhe të shoqen. Ishte mbyllur në vetminë e tij e kënaqësinë e gjente duke jetuar qetëqetë me delet dhe qenin. Një ditë, kishte menduar se ai fshat do të vdiste nga mungesa e pemëve. Duke mos pasur tjetër se me ç’të merrej, shtoi, i kishte dhënë zgjidhje që të kujdesej për këto gjëra. Para leximitShkrimtar francez i shekullit XX, veprat e të cilit përshkruajnë pozicionimin e njeriut në përballje me çështje të ndryshme morale. Ndër librat e tij të përkthyer në gjuhën shqipe, përmendim: “Litari i lumturisë”, “Kalorësi në çati” etj. Tregimi “Njeriu që mbillte pemë” konsiderohet krijimi më i njohur në botë i këtij autori, i cili edhe është ekranizuar.52 Gjuha shqipe 6

