Page 55 - Demo
P. 55


                                    LexojmëMeqenëse edhe unë, pavarësisht moshës së re, bëja një jetë të vetmuar në ato kohë, dija si të hyja me butësi në shpirtrat e njerëzve të vetmuar. Megjithatë, bëra një gabim. Mosha ime e re më shtynte ta përfytyroja të ardhmen vetëm për veten dhe në kërkim të lumturisë sime. Brenda tridhjetë vjetësh, i thashë, ata lisa do të bëheshin të mrekullueshëm. Ai, me thjeshtësi të madhe, m’u përgjigj se sikur Zoti t’i jepte jetë, brenda tridhjetë vjetësh do të mbillte shumë pemë të tjera, saqë ato të dhjetëmijëtat do të ishin si një pikë në oqean.* * *Të nesërmen u ndamë.Një vit më pas, shpërtheu lufta e vitit 1914, e cila më kushtoi pesë vjet nga jeta ime. Një ushtar këmbësorie nuk mund të mendonte për pemët. Me thënë të drejtën, kjo punë nuk më kishte lënë mbresa fare, e kisha parë si një mënyrë për të kaluar kohën, njësoj si koleksionet e pullave të postës; e kisha harruar. Pasi mbaroi lufta, më dhanë një pension të vogël si veteran lufte, kurse unë kisha dëshirë të madhe të thithja pak ajër të pastër. Ndaj, pa ndonjë ide të qartë në kokë, përveç kësaj, mora rrugën e atyre fshatrave të shkretuara.Fshati nuk kishte ndryshuar. Përveç fshatit të braktisur, në largësi, pikasa njëfarë mjegulle gri që mbulonte majat e kodrave si një qilim. Fillova të mendoja për atë bariun që mbillte pemë. Dhjetë mijë lisa, thosha me vete, zënë një sipërfaqe shumë të madhe.Gjatë pesë vjetëve të luftës, shumë njerëz kishin vdekur e s’e kisha të vështirë të mendoja se edhe Elzear Bufjeja s’jetonte më. Kur je njëzet vjeç, pesëdhjetëvjeçarët i shikon si pleq që s’presin veçse të vdesin. Ai nuk kishte vdekur. Madje, ishte më mirë se kurrë më parë. Kishte ndryshuar zanat. I kishin mbetur vetëm katër dele, por, si shkëmbim, zotëronte njëqind koshere bletësh. I kishte shitur bagëtitë që vinin në rrezik pemët e tij. Më tha që s’kishte menduar fare për luftën. Kishte vijuar të mbillte pemë, pa u merakosur për asgjë. Lisat e mbjellë në vitin 1910, tashmë ishin bërë dhjetëvjeçarë dhe ishin më të lartë se unë dhe ai. Para meje u shpalos një shfaqje befasuese. Kisha ngelur pa gojë dhe, meqë as ai nuk fliste, e kaluam gjithë ditën duke shëtitur në heshtje nëpër pyllin e tij, pyllin njëmbëdhjetë kilometra të gjatë, që kishte lindur nga duart e nga shpirti i atij njeriu të vetëm. Në hapësirat e rrëfimit letrar 53
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59