Page 56 - Demo
P. 56
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe në fund të çdo paragrafi përgjigjuni pyetjeve:Çfarë i bën përshtypje rrëfimtarit te bariu?Me se merrej bariu?Si ka rrjedhur jeta e tij?Çfarë planifikonte zoti Bufje për të ardhmen?Pas sa kohësh kthehet personazhi-rrëfimtar në fshat?Si e gjen Elzear Bufjenë?Çfarë mësimi i dha jeta e tij autorit?Interpretojmë tekstin 2 Komentoni thënien:“Ai, me thjeshtësi të madhe, m’u përgjigj se, sikur Zoti t’i jepte jetë, brenda tridhjetë vjetësh do të mbillte shumë pemë të tjera, saqë ato të dhjetëmijëtat do të ishin si një pikë në oqean”.Analizojmë tekstin 3 Kush e rrëfen ngjarjen? Nënvizoni në tekst frazat në të cilat autori është i pranishëm në rrëfim. 4 Gjeni cilësitë e personazhit kryesor që zbulohen nga:mendimet e tij,veprimet e tij.Gjuha e tekstit 5 Gjeni frazat dhe fjalët që emërtojnë vend dhe kohë.Reflektojmë rreth tekstit 6 Jepni gjykimin tuaj për arsyetimin e autorit:“Megjithatë, bëra një gabim. Mosha ime e re më shtynte ta përfytyroja të ardhmen vetëm për veten dhe kërkimin e lumturisë sime.” Detyrë Në përshtatje me ilustrimin e mëposhtëm, krijoni një tregim të shkurtër, një fragment përshkrues apo një vizatim, i cili përcjell mesazhin: Ndryshimi fillon nga ne.54 Gjuha shqipe 6

