Page 57 - Demo
P. 57


                                    Mjedisi rreth nesh Flasim“Kemi lindur ta ndihmojmë botën, jo ta shkatërrojmë atë…”1 Ç'është mjedisi? (Bëni një pemë mendimesh.)Jepni përkufizime të ndryshme për mjedisin. Shfrytëzoni njohuritë e marra në lëndën e Diturisë së natyrës apo të Biologjisë.2 Ndotja e mjedisit. (Punë në grupe)Diskutoni në grupe duke dhënë shpjegime për secilën nga çështjet e mëposhtme. Ndotja e ajrit Ndotja e ujit Ndotja e tokës 3 Projekt në grup: Si të ndihmojmë për të shpëtuar mjedisin?Mund të bëjmë gjëra të thjeshta, por me dobi të madhe. Ndihmojmë nëse:mbjellim pemë, kujdesemi për gjelbërimin (grupi I);nuk shpërdorojmë ujin dhe energjinë elektrike (grupi II);riciklojmë letrën dhe plastikën (grupi III).4 Gjeni dhe recitoni para klasës poezi për mjedisin.DHEUDheu i gjat' e i gjerë na jep buk' e na jep verë,për të ngrën' e për të pirë,kush di ta punojë mirë.A. Z. Çajupi, \mjedis, mbrojtje, pasurim, dëmtim, shkatërrim, shpërdorim, ndotje, riciklimFjalë dhe shprehjeNë hapësirat e rrëfimit letrar 55
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61