Page 58 - Demo
P. 58
Para leximitPjesa “Kur të vijnë mendtë” është shkëputur nga libri \Ndërsa janë me pushime e po peshkojnë gjithë qejf, dy shokë të ngushtë, si pa kuptuar, hyjnë në një konflikt, zgjidhja e të cilit u zbulon një të vërtetë të vyer. _______________________________________Atë vit, Dritani dhe Albani po i kalonin pushimet pranë detit të kaltër në Himarë. Megjithëse ende të vegjël, ata e pëlqenin shumë gjuetinë e peshkut. Prandaj ngriheshin herët në mëngjes, merrnin grepat, fildispanjën, kallamarin e mëkojcen e freskët e të kriposur dhe nxitonin për te moli në veri të qytetit të vogël. Atje shkonin edhe plot peshkatarë të tjerë.Bregu pranë molit ishte gjithë gurë e shkëmbinj. Nën ta lëviznin lloj-lloj peshqish. Jo rrallë, edhe qefuj e levrekë të mëdhenj. Vetëm një po të kapje prej tyre, mund të gatuaje një drekë të mjaftueshme e fort të shijshme.Edhe në agun e atij mëngjesi, të dy djemtë, me të mbërritur në mol, iu afruan shkëmbinjve, zunë vendin që zinin gjithmonë dhe hodhën grepat. Deti ishte vaj. Cipën e tij të kaltër e drithëronte lehtë një fllad i freskët e i ëmbël si shushurimë.Dritani dhe Albani ishin në garë kush prej tyre do të zinte më shumë peshk. Dhe, ç’ishte e vërteta, gjuetia nisi t’u ecte mbarë. Sa e hidhte grepin njëri, tjetri e nxirrte me peshkun që përpëlitej.... Pas dy-tri orësh, ata i kishin kapur nga tetë a nëntë copë secili. Vërtet që peshqit qenë disi të vegjël, por të shumëllojshëm, spalca, koca, levrekë, vapa e ku di unë ç’tjetër!Madje Dritani kapi një peshk me ngjyra, ndërsa Albani një nga ata si lëmsh, që e kishte kokën më të madhe se trupin. Një peshkatar, që gjuante aty pranë, u tregoi se ai quhej peshk guri dhe ishte shumë i shijshëm. Më e bukura qe se peshku i Albanit, para se të ngordhte brenda në qese, kullufiti njërin nga peshqit e tjerë më të vegjël. Peshkatari u tha djemve se peshku i gurit ishte grabitqar i madh!Si kaloi edhe ndonjë orë tjetër, ata të dy i hodhën grepat njëherësh dhe afër e afër. Pastaj po prisnin të binte peshku në grep. Kur, shumë shpejt, fildispanja e grepit të Dritanit u tund fort! Dhe ai e tërhoqi me nxitim. Por, çudi, aty për aty, u tund fort edhe fija e fildispanjës së Albanit. Ndaj edhe ky e tërhoqi atë menjëherë.– E zura! – thirri i pari Dritani.– Jo, e zura unë! – thirri Albani.– Sa i madh qenka! – kumboi përsëri zëri i Dritanit.grep – pajisje peshkimi me majë metalike.fildispanjë – fije plastike që lidh grepin me shkopin e peshkimit.kallamar – gjallesë deti.mëkojcë – karrem.mol – pjesa kryesore e një limani, ku qëndrojnë anijet.agu– agim: drita ende e dobët para se të dalë dielli.kullufit – gëlltit.Sokol Jakova (1948)Krijoni një ngjarje duke përdorur fjalët e dhëna: peshkim, dy shokë, grindje, këshillë, pendim.KUR TË VIJNË MENDTËFjalorShkrimtar dhe kritik letrar i njohur bashkëkohor, i cili ka qenë mjaft aktiv në shtypin periodik, duke botuar një sërë artikujsh kritikë e studimorë për problemet e letërsisë në tërësi e të asaj për fëmijë në veçanti. Për fëmijët ka shkruar në të gjitha llojet e prozës: tregime, novela, romane e pjesë teatrore. Ndër librat e tij të shumtë, veçojmë: “Detyrë e vështirë”, “Shokë të pandarë”, “Fajtori përballë bishës”, “Ndodhitë e çuditshme të Mirosh Guximtarit” etj.56 Gjuha shqipe 6

