Page 59 - Demo
P. 59


                                    – Shumë i madh! Më tepër se një kile, ndoshta edhe dy! – kumboi edhe më fort zëri i Albanit.Sakaq, djemtë nisën të tërhiqnin fijet e fildispanjës. Por, papritur, ato u ngatërruan keq. Me siguri, do të kishin ngecur diku nën ujë, nëpër gurë a shkëmbinj. Megjithatë, peshku gjendej ende në grep, sepse fijet e fildispanjave vazhdonin të tundeshin me forcë.– Jo, jo! Imi, jo yti! – ia priti Albani.– Posi, e gjete! Nuk shikon si tundet fija ime?!– S’është jotja, po imja! Hapi sytë mirë!Të dhënë fort pas gjuetisë, të dy djemtë, në ato çaste, harruan se ishin shokë dhe nisën të shaheshin e t’i hakërroheshin njëri–tjetrit! E ndoshta atje do të kishte krisur edhe grushti, sikur të mos u qe futur në mes burri që peshkonte pranë tyre! Ai i pyeti i habitur:– Ç’patët ju? Pse po bëni si gjela të egër!? S’e ditkeni se nuk sillen kështu peshkatarët me njëri-tjetrin?! Hajt, tërhiqni shpejt fildispanjat!Por, ç’e do! Ishte vonë! Peshku i madh ishte liruar prej grepit dhe ia kishte mbathur nëpër ujë!– S’qenkeni gjë! – u tha peshkatari. – Ju paska shpëtuar ai goxha peshk! Po të mos ishit grindur, do të kishit ngrënë sot një drekë për shtatë palë qejfe! Në peshkim lipset ta ndihmoni shoku-shokun e jo t’i hakërreheni!Të dy djemtë ulën kokën të turpëruar. Le që peshku i madh i kishte lënë me gisht në gojë, por u ishin këputur edhe grepat e plumbçat! U penduan shumë që qenë grindur, por kjo gjë s’kishte më vlerë. S’thotë keq populli: “Kur të vijnë mendtë, nuk t’i hanë as qentë!”Fjalorhakërrehem – bërtas fort.lipset – duhet.me gisht në gojë – këtu: pa gjë.plumbçë – lloj rrjete peshkimi me copëza plumbi.LexojmëNë hapësirat e rrëfimit letrar 57
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63