Page 62 - Demo
P. 62
Para leximitSA ZBAVITESHIN DIKURIsak Asimov(Isacc Asimov, 1920-1992)fëshfëritëse – që bën një zhurmë të lehtë.sakaq – menjëherë.flak – hedh.telelibra – libra të ruajtur në format elektronik, që lexohen përmes pajisjeve kompjuterike, si tablet etj.enkas – posaçërisht.Pjesa \autorit amerikan Isak Asimov, i cili ishte shkrimtar fantastiko-shkencor. Në këtë fragment, vogëlushja nga e ardhmja rizbulon se, njëherë e një kohë, librat shkruheshin në letër dhe shkolla ishte shumë më zbavitëse._______________________________________Në datën 17 maj 2157, Marxhi shkroi në ditarin e saj: “Sot Tomi gjeti një libër të vërtetë!”Ishte një libër i lashtë. Marxhit s’i kishin zënë sytë kurrë më parë një libër prej letre. Megjithatë, Marxhi e di që, njëherë e një kohë, historitë dhe tregimet shtypeshin në letër. Ia ka thënë gjyshi.Kur librat ishin prej letre, fletët ishin të verdha dhe fëshfëritëse. Fjalët shkruheshin mbi faqe dhe nuk lëviznin prej aty. Kurse në librat e Marxhit, fjalët lëvizin vetë, mbi një ekran, vetëkuptohet. Në librat prej letre, fjalët nuk ikin pasi t’i kesh lexuar, kurse në ekran zhduken sakaq.– Oh, ç’dëm i kotë! – tha Tomi. – Po pastaj, kur mbaron librin, çfarë ndodh me të? Ma merr mendja, që e hedh poshtë. Ekrani ynë televiziv ka brenda nja një milion libra dhe prapë ka vend edhe për shumë të tjerë. Nuk e flak dot tutje.– Edhe imi, – ia ktheu Marxhi.Vogëlushja ishte njëmbëdhjetë vjeçe dhe s’kishte parë aq shumë telelibra sa Tomi, që ishte trembëdhjetë vjeç.– Ku e gjete? – e pyeti ajo Tomin.– Në shtëpi, – bëri ai me gisht pa parë drejt saj, sepse ishte i zënë duke lexuar, – në nënçati.– E për çfarë tregon?– Për shkollën.– Për shkollën? E ç’mund të shkruhet për shkollën? Sa inat e kam shkollën! – ia pat Marxhi me zemërim.Ndërkaq, Marxhi pyeti Tomin: – Si mund t’i shkojë mendja njeriut të shkruajë një libër për shkollën?– Po nuk është si shkolla jonë, pra! Kjo është një lloj shkolle tjetër, shumë e lashtë, qindra e qindra vjet më parë. – Dhe, duke e shqiptuar fjalën me ngadalë, shtoi: – Shekuj më parë. Marxhi u ndie e fyer. Pastaj ia ktheu: – Po edhe ata kanë pasur mësues.– Po, kanë pasur, por nuk ishte mësues mekanik. Ishte njeri prej vërteti, – përgjigjet Tomi.– Njeri prej vërteti? E si mund të jetë mësues një njeri prej vërteti? – pyet Marxhi.Diskutoni si e përfytyroni shkollën e së ardhmes. FjalorShkrimtar amerikan i shekullit XX, i cili lindi në Rusi në një familje me origjinë hebraike, e cila pas lindjes së tij emigroi në SHBA. U diplomua për kimi dhe punoi si profesor universiteti. Krijimtaria e tij është shumë e pasur dhe përfshin si vepra shkencore, ashtu edhe vepra letrare, kryesisht të llojit fantastikoshkencor. Një pjesë e krijimtarisë së tij i përket letërsisë për fëmijë, si seria që ka në qendër robotin Norbi.60 Gjuha shqipe 6

