Page 63 - Demo
P. 63
Tregimi fantastiko-shkencor është rrëfim me fantazi, që shpesh vendoset në të ardhmen. Ngjarja e tij zhvillohet në hapësirë, në një botë ose univers të ndryshëm nga yni.– Po ja, ai u shpjegon gjërat djemve e vajzave, u jep detyra shtëpie dhe pastaj i ngre në mësim.– Një njeri prej vërteti s’mund të jetë aq i zgjuar!– Po, pra, mund të jetë. Babai im di po aq gjëra sa ç’di edhe mësuesi.Marxhi u mendua pak, pastaj i tha:– Nuk do të më pëlqente që një njeri i huaj të futej në shtëpinë time për të më dhënë mësim.Tomi zuri të qeshte me të madhe. – Ti s’di gjë prej gjëje, Marxhi. Mësuesit e dikurshëm nuk jetonin në një shtëpi me nxënësit. Ata kishin një ndërtesë enkas për ta, ku shkonin të gjithë fëmijët.– Dhe mësonin të gjithë të njëjtën gjë?– Sigurisht, në qoftë se ishin në të njëjtën moshë.– Po mami im thotë që çdo mësues duhet të përshtatet sipas mendjes së çdo fëmije dhe çdonjëri prej tyre ka mënyra të ndryshme të mësuari.– Po, por ata, asokohe nuk bënin kështu. Po s’të pëlqeu, mos e lexo librin.– Nuk thashë se nuk më pëlqen, – shtoi Marxhi me të shpejtë. Ajo kishte dëshirë të lexonte për ato shkolla zbavitëse. Nuk kishin mbaruar ende, kur e ëma e Marxhit thirri:– Marxhi! Në shkollë! Marxhi ngriti sytë lart. – Prit edhe pak, mami!– Shpejt! – thirri zonja Xhons. – Edhe Tomit, madje, i erdhi ora për shkollë.LexojmëNë hapësirat e rrëfimit letrar 61

