Page 64 - Demo
P. 64
– A mund ta lexojmë librin bashkë pas mësimit? – e pyeti Marxhi Tomin.– Ndoshta, – ia ktheu ai si me mospërfillje dhe u largua duke fishkëllyer me librin e lashtë e të pluhurosur nën sqetull.Marxhi hyri në dhomën-klasë. Ajo ishte ngjitur me dhomën e saj të gjumit dhe mësuesi mekanik ishte ndezur dhe po e priste. Ai ndizej gjithnjë në të njëjtën orë, çdo ditë, përveç të shtunave dhe të dielave, sepse mamaja e saj thoshte që vajzat e vogla mësojnë më mirë në orare të rregullta. Ekrani ndriçonte dhe aty shkruhej: “Mësimi i matematikës për sot do të jetë për mbledhjen e thyesave. Ju lutem, vendosni detyrat në direktorinë e caktuar”.Marxhi u bind duke psherëtirë. Mendjen e kishte te shkollat e lashta që ekzistonin në kohën kur gjyshi i saj ishte ende i vogël. Në ato shkolla shkonin të gjithë fëmijët e lagjes, qeshnin e thërrisnin në oborrin e shkollës, uleshin së bashku nëpër klasa dhe, në fund të ditës, ktheheshin po bashkë nga shkolla. Ata mësonin të njëjtat gjëra, ndaj dhe mund ta ndihmonin njëri-tjetrin me detyrat dhe të flisnin për ato që kishin mësuar. Dhe mësuesit ishin njerëz…Në ekranin e mësuesit mekanik ndriçonin fjalët: “Kur mbledhim thyesat ½ + ¼…”.Marxhit i rrinte mendja te fëmijët e kohëve të dikurshme. Kushedi sa e donin shkollën ata! Kushedi sa shumë zbaviteshin! STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni tregimin dhe përgjigjuni pyetjeve:Për çfarë flet libri i lashtë?Çfarë mendon Marxhi për shkollën?Shkolla e Marxhit është shumë e veçantë. Ku gjendet klasa? Si zhvillohen mësimet?Pse i pëlqen Marxhit shkolla e kohëve të shkuara?Ritregoni shpjegimet e Tomit për shkollën e kohëve të shkuara. Interpretojmë tekstin 2 Tomi e quan ekranin televiziv shumë herë më të mirë nga një libër, ndërsa Marxhi mendon se mësuesi mekanik është më i mirë sesa një mësues njeri. Po ju, me cilin opinion jeni dakord? Pse? 3 Do t'ju pëlqente të ndiqnit një shkollë si ajo e Marxhit dhe e Tomit? Pse?Analizojmë tekstin 4 Kur zhvillohen ngjarjet e tregimit? Përshkruani këtë mjedis duke përdorur edhe imagjinatën tuaj.e lashtë – kohë e kaluar, shumë e largët.direktori – këtu: vend në trurin e kompjuterit, ku ruhen materiale.Fjalor62 Gjuha shqipe 6

