Page 67 - Demo
P. 67
Pjesa “Kapelja që flet” është shkëputur nga romani “Harry Potter dhe guri filozofal” i shkrimtares angleze Xh.K. Rouling. Kapelja që flet vendos se në cilën prej shtëpive do të shkojnë fëmijët, moment që vendos edhe rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve._______________________________________Sa u kthye, profesoresha MekGur urdhëroi:– Vihuni në rresht dhe ejani pas meje!Dolën nga dhoma, kaluan përsëri përmes sallës së hyrjes, kapërcyen nja dy dyer të dyfishta dhe hynë në Sallën e Madhe. Harri s’e kishte menduar kurrë se mund të kishte një vend aq të bukur dhe të mahnitshëm. Ishte i ndriçuar nga mijëra dhe mijëra qirinj të varur në gjysmë lartësie përmbi katër tryeza të gjata, rreth të cilave qenë ulur nxënësit e tjerë. Tryezat qenë shtruar me pjata dhe me kupa të arta që vezullonin. Në ballë të sallës kishte një tryezë tjetër të gjatë, rreth së cilës qenë ulur mësuesit. Në dritën drithullore të qirinjve, fytyrat që po i shikonin, dukeshin si një mori fenerësh të zbehtë. Profesoresha MekGur, pa bërë zhurmë, vuri një stol me katër këmbë përpara nxënësve të vitit të parë. Sipër stolit vuri një kapelë me majë, një kapelë magjistari. Ishte një kapelë e vjetër, tërë arna, e ngrënë dhe e mbushur me njolla. Mbase do t’u kërkonin nxënësve që të nxirrnin sojendonjë lepur, mendoi Harri, duke i rrahur zemra fort. Dukej asi lloj sendi... Pastaj, kur vuri re se të gjithë në sallë ia kishin ngulur sytë kapelës, Xhoan K. Rouling (Joanne K. Rowling)(1965)KAPELJA QË FLETStuhi mendimeshPara leximitTregoni nga seria e Harri Poterit episode, të cilat ju kanë pëlqyer.LexojmëShkrimtare angleze bashkëkohore, e cila ka lëvruar me sukses zhanrin fantastik. E njohur në gjithë botën me serinë e romaneve të Harri Poterit (Harry Potter), libra që kanë fituar shumë çmime letrare dhe që janë ekranizuar. Ndër librat e saj të përkthyer në gjuhën shqipe, përmendim: “Rastësisht një vend bosh”, “Kënga e qyqes”, “Krimbi i mëndafshit” etj.Në hapësirat e rrëfimit letrar 65

