Page 68 - Demo
P. 68
edhe ai bëri si ata. Për disa çaste mbretëroi një heshtje e plotë. Pastaj kapelja u mblodh. Një e çarë pranë buzëve u hap dhe një, si punë goje, filloi të këndonte:Nuk jam e hijshme, dikush nga ju mendon,por veç nga pamja i urti nuk gjykon. Jam gati të vë bast me çfarë të doni se më të hijshme nga unë s’do shikoni. Ju mbani kapa që i quajmë bombéapo cilindra bërë me cohë të re. Secilit prej jush unë vendin i tregoj, prandaj s’ka vlerë para meje askush. Ta dini: çdo mendim që t’ju përshkojë, nuk i shpëton aspak pushtetit tim.Gjithkush në kokë të më ngjeshë që të mësojë ku do të jetë banesa, ku do të qëndrojë. Grifarti qoftë streha e caktuar, djepi për djem që i shquan trimëria, që fisnikëria e bën një vend të shquar. Në Baldoskuq në shkofshi të banoni, në të, të gjithë janë njerëz fort të drejtë, s’ka fund durimi e nder është të punoni. A në Korbzi, që është plak i urtë e i vlertë,në paçi mend dhe jeni djem të zgjuar, aty do jeni, s’ka ku shkon më mirë: arsye e dije aty nuk kanë të shuar. Dhe Gjarpërblerti n’u takoftë, të mirë do i keni shokët, që me nder synojnë të kenë në jetë të mirat që ëndërrojnë. Ndaj, djem, më ngjishni kokës pa asnjë drojë: Unë jam kapelja që ju flet me gojë.Me të mbaruar këtë vargëzim, tërë salla shpërtheu në duartrokitje të zhurmshme. Kapelja iu përkul secilës nga katër tryezat, pastaj s’lëvizi më. – Atëherë s’duhet të bëjmë gjë tjetër, veçse të provojmë kapelën? – i pëshpëriti Roni Harrit. – Të betohem që do ta vras Fredin: tërë kohës më ka dërdëllitur për një garë mundjeje! Harri buzëqeshi paksa. Të vije kapelën në kokë, ishte ku e ku më mirë sesa të bëje një namatisje, por do të kishte dashur që ajo punë të bëhej në një vend të veçantë, jo në sy të të gjithëve. Dukej sikur kapelja po kërkonte shumë. Harri s’e ndiente veten as trim, as të zgjuar dhe asgjë tjetër. Në rast se kapelja asi – i tillë.bombé – lloj kapeleje me formë cilindrike.i vlertë – i vlershëm.namatisje – pëshpëritje e fjalëve magjike për dikë për t’i larguar të keqen.rrotull – këtu: rrip i gjatë letre i mbështjellë si gyp.pergamenë – lëkurë kafshësh që përpunohej posaçërisht dhe përdorej për të shkruar në të libra ose dokumente.i llahtarshëm – i tmerrshëm.asfare – aspak.bash – pikërisht, tamam.u krodh – u zhyt.cen – e metë.Fjalor66 Gjuha shqipe 6

