Page 69 - Demo
P. 69


                                    do të caktonte një Shtëpi për ata që nuk ndiheshin fort të sigurt, ai s’do ta bënte të gjatë, por do të futej aty. Atëherë, profesoresha MekGur bëri përpara me njërrotull pergamene në dorë. – Kur të thërras emrin tuaj, ju do të vini kapelën në kokë dhe do të pritni ulur mbi stol që t’ju caktojë vendin, – tha. – Abot Hanah! Një çupkë me fytyrë ngjyrëtrëndafili dhe me dy bishtaleca të verdhë doli nga rreshti, duke u penguar, e vuri kapelën që i ra sipër syve dhe u ul. Një çast heshtjeje...– BALDOSKUQ! – bërtiti kapelja. Ata që ishin te tryeza e Baldoskuqit, në të djathtë, u gëzuan dhe rrahën duart, kur Hanah Aboti shkoi dhe zuri vend në të. – Hovas Suzana! – BALDOSKUQ! – thirri përsëri kapelja dhe Suzana nxitoi të shkonte dhe të ulej pranë Hanahut. – But Terri! – KORBZIU! Kësaj radhe duart i përplasi tryeza e dytë majtas: shumë nxënës të Shtëpisë së Korbziut u ngritën që t’i shtrëngonin dorën Territ, kur ai shkoi dhe u ul midis tyre...Harri vuri re se, nganjëherë, kapelja e shqiptonte shpejt emrin e Shtëpisë, ndërsa herë të tjera, seç i duhej njëfarë kohe për të vendosur. Hermiona mbërriti thuajse me vrap përpara stolit dhe e rrasi kapelën në kokë me një gjest padurimi. – GRIFARTI! – thirri kapelja. Harrit i shkoi ndër mend një mendim i llahtarshëm, ashtu sikurse janë gjithnjë mendimet tona kur jemi të sikletosur. Po sikur ai të mos zgjidhej asfare? Sikur t’i qëllonte që të rrinte aty ulur me kapelën rrasur deri te sytë për orë të tëra, derisa profesoresha MekGur t’ia shkulte nga koka, duke i thënë që, me sa dukej, do të ishte bërë ndonjë gabim dhe se duhej të kthehej dhe t’i hipte përsëri trenit? Tashmë kishin mbetur fare pak. “Mun’’... “Not’’... pastaj dy binjake, “Patil”... dhe më në fund... “Poter Harri!” Ndërsa Harri po i afrohej stolit, përnjëherësh salla u mbush me pëshpërima. – Poter, – tha. – Po, është bash ai Harri Poteri... Një çast më vonë, ai u krodh në errësirë. Priti. – Hëm... – i pëshpëriti një zëth në vesh. Është e vështirë. Shumë e vështirë. Shoh që ke guxim me bollëk. Edhe mendjen s’e ke me cene. Ke talent... dhe... oh, po dreqi e mori... edhe një dëshirë të madhe për të provuar. Shumë interesante... Atëherë, ku të të vë? Harri u kap fort pas buzëve të stolit dhe mendoi: “Jo te Gjarpërblerti! Jo te Gjarpërblerti!”– Jo te Gjarpërblerti, ëh? – tha zëri i fikur. – A je i sigurt? Mund të bëhesh njeri i madh, e di? Këtu, në këtë kokën tënde, ka plot ide dhe Gjarpërblerti ka për të të ndihmuar në rrugën tënde drejt madhështisë, nuk ka pikë dyshimi për këtë... Jo? Mirë, meqë je kaq i sigurt… më mirë te GRIFARTI! Harri e dëgjoi kapelën kur e tha me zë të lartë atë emër sa e mori vesh e gjithë salla. E hoqi nga koka dhe, duke iu marrë pak këmbët, shkoi drejt tryezës së Grifartit. Ndihej i lehtësuar që qe zgjedhur për atë Shtëpi dhe jo për atë të Gjarpërblertit, sa mezi u kujtua që po e përshëndeste një duartrokitje e zhurmshme.LexojmëNë hapësirat e rrëfimit letrar 67
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73