Page 7 - Demo
P. 7
Krahasimi është përqasje ose përafrim midis dy imazheve. Ai arrihet duke bashkuar fjalët përkatëse me ndihmën e lidhëzave krahasuese. Kështu, vihen përballë fjalët që shënojnë dukuri, sende a frymorë me fjalët që kanë ngjashmëri. Ato lidhen me lidhëzat: si, ashtu si, porsi etj. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Pse po turreshin ushtarët turq drejt gardhit të madh?Cilat janë shenjat paralajmëruese se diçka e jashtëzakonshme do të ndodhë?Pse kampi turk lëshoi kalin e etur për të kërkuar rreth e qark kështjellës?Cilat ishin veprimet e kalit në çastin kur u krijuan zhurmat e mëdha?Cila ishte përgjigjja e Tursun Pashait?Çfarë zbulon kali i plagosur?Cila kishte qenë shpresa e kështjellarëve?Çfarë masash morën kështjellarët, ndërsa kali e gjeti burimin e ujit?Pse po festojnë në kampin turk?Kush urdhëroi alarmin për luftë?Interpretojmë tekstin 2 Pse është e rëndësishme gjetja e burimit të ujit për Tursun Pashain?Po për kështjellarët?Analizojmë tekstin 3 Veprimet e përsëritura të kalit sa vijnë e tensionohen. Gjeni në tekst tri prej tyre dhe nënvizojini. 4 Ngjarja rrëfehet:a. nga një kështjellar,b. nga një ushtar turk,c. nga një kronikan,d. nga Tursun Pashai. 5 Në mbyllje shfaqet Skënderbeu. Ç’cilësi të tij dalin në pah?Gjuha e tekstit 6 Ky tregim ka shumë fjalë të prejardhura. Gjeni dhe shkruani dhjetë prej tyre. 7 Nënvizoni krahasimet e përdorura nga autori.Si janë ndërtuar ato nga ana gjuhësore?Reflektojmë rreth tekstit 8 Si i vlerësoni:sakrificat e luftëtarëve,strategjinë e turqve.Interpretoni sipas këndvështrimit tuaj. Detyrë Shkruani pesë fjali që lidhen me përmbajtjen e pjesës ku të përdorni figurën letrare të krahasimit.Në hapësirat e rrëfimit letrar 49Pjesa “Kështjella” është shkëputur nga romani me të njëjtin titull i shkrimtarit Ismail Kadare. Kështjella e Krujës, e rrethuar nga turqit prej kohësh, qëndron e paepur. Turqit dërgojnë një kalë të etur për të zbuluar se ku mund të kalojë ujësjellësi i kështjellës, që më pas t’ua presin ujin banorëve brenda kështjellës, me qëllimin për ta pushtuar atë._______________________________________Në mesditë, megjithëse dielli përvëlonte, turma të mëdha ushtarësh po dyndeshin drejt gardhit të madh për të parë atë që do të ndodhte. Gardhi qe ngritur me një shpejtësi të tillë saqë shumicës së ushtarëve nuk u kishte rënë rasti ta shihnin. Vërtet gardhi ishte i zakonshëm, por, me sa thoshin, ajo që do të ndodhte prapa tij, nëzonën e shkretë midis mureve të kështjellës dhe gardhit, do të ishte krejtësisht e jashtëzakonshme.Të gjithë u bindën se prapa gardhit do të ndodhte vërtet diçka e rëndësishme, kur panë një grumbull oficerësh të lartë që po vinin nga qendra e kampit dhe sidomos kur, prapa ushtarëve, panë rojet e kryekomandantit dhe pastaj vetë Tursun Pashanë, që erdhi dhe qëndroi në këmbë mbi një vend pak të lartë.Ndërkaq, turma e topitur nga dielli u gjallërua. U ndien zëra, fjalë, një shqetësim i shoqëruar nga lëvizje kokash dhe ngritje mbi majëtë gishtave për të parë më mirë. Fjalët “një kalë”, “kalë i bardhë”, “kalë” u përsëritën edhe dhjetëra herë.Ndërkaq, një hingëllimë e ndërprerë, që më shumë i ngjante njëgulçimi, tregoi se ajo që do të ndodhte, kishte lidhje vërtet me njëkalë. Nuk kaluan shumë çaste dhe pothuaj të gjithë panë kalin, kur ai u sul përtej gardhit fare vetëm në zonën e shkretë. Ishte i bardhë. Askush nuk kishte hipur mbi të dhe askush nuk e ndiqte. Kali vrapoi një copë herë me galop të çrregullt, pastaj qëndroi, shkrofëtiti, goditi tokën me patkonj e ngriti kokën përsëri, shkrofëtiti sikur të kërkonte në erë diçka të padukshme dhe vrapoi në drejtim të lumit.– Ai kërkon ujin. E shikoni si kërkon ujin?– Ka etje. Duket që ka etje.– E kanë lënë disa ditë pa ujë.– Me siguri, i kanë dhënë të hajë elb dhe kripë.– Vërtet?– Ia patë shkumën në gojë?– Thonë se do të gjejë ujësjellësin.– S’dihet.Kali qëndroi përpara gardhit dhe goditi tokën me patkonj. Tani, tëgjithë vunë re se në drejtim të lumit gardhi ishte bërë më i dendur turmë – grumbull i madh dhe i paorganizuar njerëzish.dynden – këtu: vijnë menjëherë njëri pas tjetrit, shfaqen me shumicë.e topitur – e këputur, e lodhur etj.hingëllimë – zëri që nxjerr kali a pela kur hingëllin.gulçimë – frymëmarrje e shpeshtë e me zorgalop – vrapim i shpejtë i kalit, duke bërë kërcime.shkrofëtin – turfullin, nxjerr ajrin nga hundët dhe nga goja me zhurmë prej lodhjes, egërsisë a frikës.patkonj – pllakë e hollë prej metali, e kthyer si hark në madhësinë e thundrës së kafshëve, për t’i mbathur ato.elb – bimë barishtore njëvjeçare, me kalli si të grurit.Ismail KadareKështjellaKËSHTJELLAÇfarë dini për epokën e Skënderbeut?Kujtoni ose shfaqni pjesë nga filmi “Skënderbeu”.FjalorPara leximit46 Gjuha shqipe 61 Lexoni tekstin.Bota e misterevePrej kohësh, njeriu është i bindur se nuk është i vetëm në hapësirë. Disa teori thonë se raca njerëzore është një variant i jetës, që ka lulëzuar në Tokë si koloni.Një teori tjetër është se alienët janë mes nesh të maskuar si qenie njerëzore në pritje të ditës së tyre.Ndërkohë, teoria e fundit e një shkencëtari rus thotë se në vitin 2031 do të takohemi me jetën jashtëtokësore. Duhen pikërisht edhe 20 vjet. Sipas tij, 10 për qind e planetëve në sistemet diellore të galaktikës kanë kushte të ngjashme me ato në Tokë, gjë që e bën praninë e jetës të mundshme. Studiuesi thotë se “kushërinjtë” tanë kanë formë fizike të ngjashme, por lëkurë me ngjyrë të ndryshme.Po përse pas 20 vjetësh dhe jo më parë? Që prej vitit 1960, studiuesit rusë janë përpjekur të çojnë mesazhe në kozmos për të pikasur forma jete alienësh. Pas 20 vjetësh, mundësitë teknologjike do të jenë të tilla që edhe format e jetës tepër të largëta do të kapin mesazhet tona. (Nga Interneti)Nxitni imagjinatën. Provoni ta bëni këtë ushtrim nën udhëheqjen e mësuesit/es.Mendoni se jeni duke udhëtuar në hapësirë. Nga pas, po ju ndjek dikush. Nuk e njihni.Ktheni kokën ta dalloni.Çfarë mendoni? Kush mund të jetë?Përpiqeni t’i flisni. Nuk merrni përgjigje.Miku juaj i hapësirës ju afrohet, ju prek, ju flet.Për çfarë folët?Si u morët vesh?Përqafoheni dhe vendosni për diçka. Pas pak bëheni miq.Tregoni me radhë ngjarjen në tregimin tuaj.Shkruani udhëtimin tuaj imagjinar. Respektoni fazat e shkrimit të një teksti. (Kujtoni strukturën: hyrja, zhvillimi, mbyllja).Shkruajmë Shkruajmë me imagjinatëTakim me një jashtëtokësorUlni kokën.2 Ndiqni veprimtarinë me teknikën \372 Gjuha shqipe 6Flasim 2 Dëgjoni tregimet e njëri-tjetrit. Thoni: Rrjet diskutimiÇfarë ka ndodhur?Pse ka ndodhur? Po ju a do të kishit vepruar kështu? Si e titulluat tregimin tuaj? PSe? 3 Lexoni dhe dëgjoni këshilla si të japim një opinion.Fjalë dhe shprehje për dhënien e opinionitSi të japim një opinion: Si të njihemi me opinionin:Unë mendoj…Unë vërtet mendoj kështu…Unë nuk mendoj kështu…Vërtet?Edhe ju mendoni kështu?Vërtet është një mendim i mirë… 1 Vëreni fotot e ilustruara dhe krijoni një tregim të shkurtër. Argumentoni mbylljen. Secili tregon variantin e tij para klasës, argumenton mënyrën e vet dhe bën pyetje për rrëfimet e dëgjuara nga të tjerët. Vendosini numra secilit prej ilustrimeve të mëposhtme, në përputhje me shkrimin tuaj. Po Jo PseArgumentojmë pse ndodh...Familjet e fjalëve 2 Familjet e fjalëveFamiljet e fjalëve përbëhen nga ato fjalë, të cilat kanë një pjesë të përbashkët që zakonisht është rrënja, e cila bashkohet me parashtesa, prapashtesa ose me rrënjë të tjera duke krijuar fjalë të reja. FamiljefjalëshMe ndihmën e fjalorit, krijoni familjen e fjalëve: punë, fjalë dhe lule.fjalëletërletërshkruesletrashitësletërsiletërkëmbimletrarletërprurësshkrimdorëshkrimshkruesshkrimornënshkrimmbishkrimshkrimtardorëpërdorimdorashkëdorezëpërdordorëheqjedorëzimLeksikologjiFamilja e fjalës letërFamilja e fjalës dorëFamilja e fjalës shkrimFamilje fjalësh quhet pra bashkësia e fjalëve të prejardhura e të përbëra, të cilat kanë të njëjtën fjalë rrënjë.Fjalët në një familje fjalësh i bashkon fjala-rrënjë.Parashtesat dhe prapashtesat në çdo grup familjeje fjalësh formojnë fjalë të reja.Përdorimi i drejtë i gjuhës 177Dëgjojmë fabula 1 Dëgjojmë fabulën “Ujku dhe qengji”. Gjeni në cilën pikturë ujku dhe qengji janë paraqitur me tipare njerëzore. Thoni pse dhe si e argumentoni këtë gjë.Dëgjojmë Shumë mënyra për të dëgjuar fabula, anekdota, përralla Cila figurë i afrohet më tepër përmbajtjes së fabulës? Tregoni fabulën në variantin që doni, duke përdorur si ndihmë edhe pikturat. Argumentoni mbylljen që i bëtë fabulës duke u ballafaquar edhe me zgjidhjet që kanë dhënë shokët.Dëgjojmë dhe tregojmë anekdotaAnekdotat janë thënie të mençura, tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukuritë e ndryshme shoqërore. 2 Dëgjoni anekdotat e lexuara nga mësuesi/ja ose nxënësit në grupe pune, më pas përgjigjuni pyetjeve.Analiza e fjalisë– Të lumtë Agron! E ke shkruar bukur dhe pa gabime fjalinë: “Gjyshi im fle.” Tani bëj analizën. Cila është kryefjala dhe ku ndodhet?– Kryefjala është “gjyshi” dhe ai është ose në krevatin e tij, ose në kolltuk përpara ekranit të televizorit. Po Jo Në anekdotë marrin pjesë dy të moshuar. Njëri është i pasur, tjetri i varfër. HartimiMësuesja u thotë nxënësve:– Tema e hartimit është: “Vizitë te të afërmit në fshat”. Shkruani shkurt dhe qartë.Njëri nga nxënësit kishte shkruar:“Shkova te xhaxhai në fshat. Ata kishin shkuar në një dasmë. Hipëm në makinë dhe u kthyem.” Cilët marrin pjesë në këtë anekdotë? Cila është tema e mësimit që u dha mësuesja? Çfarë shkroi njëri prej nxënësve? Ku qëndron humori në këtë anekdotë?1 2 374 Gjuha shqipe 61 Tregoni se cilët tinguj bëjnë dallimin kuptimor në fjalët e mëposhtme: fal – fall, kor – korr – morr, pulë – pullë, hallë – halë, kokërr – dokërr.2 Nënvizoni shkronjat e përbashkëta të fjalëve të mëposhtme: këmbë, pëllëmbë, shtambë, mbrëmje, llambë.3 Sa herë është përdorur çdo fonemë (tingull) në tekstin e mëposhtëm? Plotësoni grafikun, duke ngjyrosur kutitë aq herë sa është shkruar çdo fonemë. E kishte dëgjuar shumë herë emrin doktor, po nuk e dinte se ç’ishte ai. Ç’ishte ky doktor? “Doktor! Doktor!”, thërriste vajza. “Edhe pak se arritëm, oj bijë! Duro, se doktori do të ta heqë atë dhembje!” a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh4 Vendosni në tabelë bashkëtingëlloret e zëshme, të shurdhëta dhe të tingullta të tekstit të mëposhtëm.Lojërat më të famshme, siç janë ato Olimpike, mbledhin atletë nga e gjithë bota. Ato kthehen në manifestime të bukura sportive dhe shpalosin paqen dhe dashamirësinë mes popujve. Spektatorët valëvitin flamujt, përshëndesin kampionët; ata e dinë se çdo medalje ari është një fitore e bukur si për atletin, ashtu edhe për vendin nga ka ardhur ai. Të zëshme Të shurdhëta Të tingullta5 Shkruani nga një fjalë që fillon me secilën shkronjë të alfabetit.___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________UshtrimeFonetikë156 Gjuha shqipe 6Kompetencat e fushave të të nxënitLexojmë Studim tekstiFlasimDëgjojmëUshtrime gjuhësorePërdorimi i drejtë i gjuhësShkruajmë

