Page 71 - Demo
P. 71
LexojmëSTINËT NË PLANETIN E KUQPara leximitNisur nga titulli i mësipërm, imagjinoni se për çfarë bëhet fjalë në tregimin e mëposhtëm.Pjesa e mëposhtme është shkëputur nga romani “Presidenti i Planetit të Kuq”, i cili është përshtatje midis romanit-përrallë dhe atij fantastiko-shkencor. Në Mars, jeta rrjedh ndryshe. Dielli është elektrik, dita është artificiale dhe moti i Planetit të Kuq komandohet me marshe dhe susta nga tre robotë. _______________________________________Në mëngjes, në kryeqytet zbardhte një agim artificial. Në lindje niste të ngrihej dalëngadalë një diell elektrik, gjithashtu artificial, i cili edhe ndriçonte, edhe të ngrohte me rrezet e tij. Dita dhe nata, të ftohtit dhe të ngrohtit, moti i mirë dhe moti i vrenjtur, shiu dhe bora, flladi dhe era në kryeqytetin dhe në gjithë krahinat e nëndheshme të Planetit të Kuq, ashtu si edhe stinët, drejtoheshin me susta dhe me marshe nga Qendra Planetare e Motit, ku punonin tre robotë, që merrnin urdhra nga Presidenca.Ta zëmë se marsianëve të vegjël, në mes të verës së nxehtë u tekej për të rrëshqitur me patina në akull. Presidenti i vogël i kalamajve i telefononte Presidentit të madh dhe i shprehte dëshirën e shokëve të tij. Ky, po nuk ua bënte dysh fjalën të vegjëlve. U jepte udhëzime robotëve në kokat e tyre elektronike, me anë të mesazhit që transmetonte nga kozmocelulari i Presidencës në Qendrën Planetare të Motit.Në çast ndodhte çudia.Dielli elektrik artificial zhdukej. Qielli vranësohej. Fushat e blerta ktheheshin në fusha të akullta. Frutat e pemëve, mollë, dardhë, qershi, ftonj, mana toke fluturonin në fabrikat e reçelrave, gjethet në fabrikat e plehut bimor dhe drurët zhvisheshin sa hap e mbyll sytë. Kalamajtë me patina, me qindra e me mijëra derdheshin në fushat e akullta.Si mbaronte kjo histori dhe ata ngopeshin duke rrëshqitur, kërkonin vapë korriku që të laheshin në liqen, pasi ishin të djersitur nga rrëshqitja në akull. Kjo punë kishte vazhduar për një kohë të gjatë. Marsianët e vegjël kishin nisur të llastoheshin. Ca thërrisnin: “Sot duam pranverë, që të mbledhim lule për festën e mësuesve!”, ca të tjerë thërrisnin: “Duam vjeshtë, që të vjelim rrush, se na ka marrë uria për rrush!”Kalamajtë, si kalamaj që janë, filluan ta teprojnë. Kokat elektronike të robotëve të Qendrës Planetare të Motit kishin nisur të digjeshin Bedri Dedja(1930-2004)artificial – këtu: i prodhuar me lëndë sintetike, jo nga natyra.fllad – erë e lehtë.marsh – mekanizmi i ndërrimit të shpejtësisë.rezolutë – vendim me shkrim që merret në fund të mbledhjes.ekspeditë – vajtja e një grupi prej disa vetash në një vend të caktuar për të plotësuar detyra të veçanta.FjalorShkrimtar, përkthyes, gazetar, studiues i psikologjisë, pedagogjisë dhe i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Ka lëvruar me sukses edhe letërsinë e llojit fantastiko-shkencor. Disa nga veprat e tij janë: \“Kërcënimi i thonjve kozmikë”, “Nëpër korridoret e thella të Jonit”, “Kalamajtë e pallatit tim”, “Qyteti me tri kështjella”, “Presidenti i Planetit të Kuq”.Në hapësirat e rrëfimit letrar 69

