Page 72 - Demo
P. 72


                                    Personazhi i trilluarNë rrëfimet me fantazi, autorët krijojnë karaktere dhe personazhe të trilluara me shumë metoda, duke përdorur imagjinatën e tyre. Këto personazhe magjike synojnë të shprehin dëshirat e njeriut për të arritur të pamundurën. nga stërmundimi dhe puna e lodhshme, për të plotësuar tekat e kapriçiozëve të vegjël. Sikur ta them me ca fjalë popullore, kosi në planetin Mars kishtë nisur të thartohej… Presidenti dha urdhër që të mblidhej të nesërmen Asambleja e Madhe e planetit Mars për t’u vendosur njëherë e përgjithmonë radha e ndërrimit të stinëve. * * *Sapo Presidenti hapi sytë pas gjumit, përballë krevatit të tij u ndez një tabelë e madhe elektronike, si ato të stadiumeve të mëdha, që tregojnë rezultatet e ndeshjeve të futbollit. Në tabelën e Presidentit tregohej plani i punës për atë ditë, që, ai, si plak që ishte, të mos harronte dhe të organizohej që në mëngjes për ato që duhej të bënte. Në tabelë kishte aq shumë pika, sa mund të dyshoje nëse arrinte të merrte frymë ky njeri, apo jo?! A kishte kohë të pushonte gjatë ditës sa për të ngrënë një sanduiç apo për të pirë një kafe?!Dy pikat e para të planit në tabelën e asaj dite ishin:1. Mbledhja e Asamblesë së kalamajve për të vendosur radhën e stinëve.Presidenti duhej të përgatiste një fjalim me titull: “Tekat e fëmijëve, sëmundje ngjitëse e rrezikshme për planetët e sistemit diellor.” 2. Takimi i Presidentit me kalamajtë e Tokës, të ardhur në Mars me autobus kozmik…Filloi dita artificiale në kryeqytet. Pastaj nisi Asambleja e kalamajve nën drejtimin e Presidentit. U mbajtën njëqind e dy fjalime. Në fund u votua rezoluta për tekat e kalamajve. Me pesëqind vota pro, tekat u dënuan rëndë dhe u vendos që të futeshin në një thes. Pastaj, thesi i mbyllur mirë, të hidhej me një sondë kozmike në planetin e fundit të sistemit diellor, në akullin e Plutonit. Dyzet kalamaj, tekanjozët më të tërbuar të Galaktikës, që donin çdo ditë të kishte katër stinë, votuan kundër. Sipas mendimit të kalamajve të Tokës, këta s’mund t’i quaje vetëm tekanjozë, por stërtekanjozë, mbasi donin që gjithë ditën të hanin vetëm çokollata, të pinin lëng frutash, të rrëshqisnin në akull, të loznin futboll e tenis, të shikonin nga katër a pesë orë në ditë filma me kafshë të mbinatyrshme e të frikshme, të vizatuara ose prej kartoni, dhe të mos hapnin asnjë libër, as në shkollë e as në shtëpi. Asambleja e kalamajve vendosi në fillim, që dyzet stërtekanjozët të mos thërriteshin për disa kohë me emrat e tyre të vërtetë. Ata duhej të niseshin, së bashku me 70 Gjuha shqipe 6
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76