Page 74 - Demo
P. 74
1 Lexoni tekstin.Bota e misterevePrej kohësh, njeriu është i bindur se nuk është i vetëm në hapësirë. Disa teori thonë se raca njerëzore është një variant i jetës, që ka lulëzuar në Tokë si koloni.Një teori tjetër është se alienët janë mes nesh të maskuar si qenie njerëzore, në pritje të ditës së tyre.Ndërkohë, teoria e fundit e një shkencëtari rus thotë se në vitin 2031 do të takohemi me jetën jashtëtokësore. Duhen pikërisht edhe 20 vjet. Sipas tij, 10 për qind e planetëve në sistemet diellore të galaktikës kanë kushte të ngjashme me ato në Tokë, gjë që e bën praninë e jetës të mundshme. Studiuesi thotë se “kushërinjtë” tanë kanë formë fizike të ngjashme, por lëkurë me ngjyrë të ndryshme.Po përse pas 20 vjetësh dhe jo më parë? Që prej vitit 1960, studiuesit rusë janë përpjekur të çojnë mesazhe në kozmos për të pikasur forma jete alienësh. Pas 20 vjetësh, mundësitë teknologjike do të jenë të tilla që, edhe format e jetës tepër të largëta do t'i kapin mesazhet tona.Ulni kokën.Mendoni se jeni duke udhëtuar në hapësirë. Nga pas, po ju ndjek dikush. Nuk e njihni.Ktheni kokën ta dalloni.Çfarë mendoni? Kush mund të jetë?Përpiqeni t’i flisni. Nuk merrni përgjigje.Miku juaj i hapësirës ju afrohet, ju prek, ju flet.Për çfarë folët?Si u morët vesh?Përqafoheni dhe vendosni për diçka. Pas pak bëheni miq.Tregoni me radhë ngjarjen në tregimin tuaj.Shkruani udhëtimin tuaj imagjinar. Respektoni fazat e shkrimit të një teksti. (Kujtoni strukturën: hyrja, zhvillimi, mbyllja.)Shkruajmë Shkruajmë me imagjinatëTakim me një jashtëtokësorNxitni imagjinatën. Provoni ta bëni këtë ushtrim nën udhëheqjen e mësuesit/es.2 Ndiqni veprimtarinë me teknikën \372 Gjuha shqipe 6

