Page 76 - Demo
P. 76


                                    Dëgjojmë fabula 1 Dëgjojmë fabulën “Ujku dhe qengji”. Gjeni në cilën pikturë ujku dhe qengji janë paraqitur me tipare njerëzore. Thoni pse dhe si e argumentoni këtë gjë.Dëgjojmë Shumë mënyra për të dëgjuar fabula, anekdota, përralla Cila figurë i afrohet më tepër përmbajtjes së fabulës? Tregoni fabulën në variantin që doni, duke përdorur si ndihmë edhe pikturat. Argumentoni mbylljen që i bëtë fabulës, duke u ballafaquar edhe me zgjidhjet që kanë dhënë shokët.Dëgjojmë dhe tregojmë anekdotaAnekdotat janë thënie të mençura, tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukuritë e ndryshme shoqërore. 2 Dëgjoni anekdotat e lexuara nga mësuesi/ja ose nxënësit në grupe pune, më pas përgjigjuni pyetjeve.Analiza e fjalisë– Të lumtë, Agron! E ke shkruar bukur dhe pa gabime fjalinë: “Gjyshi im fle”. Tani bëj analizën. Cila është kryefjala dhe ku ndodhet?– Kryefjala është “gjyshi” dhe ai është, ose në krevatin e tij, ose në kolltuk, përpara ekranit të televizorit. Po Jo Në anekdotë marrin pjesë dy të moshuar.  Njëri është i pasur, tjetri i varfër. HartimiMësuesja u thotë nxënësve:– Tema e hartimit është: “Vizitë te të afërmit në fshat”. Shkruani shkurt dhe qartë.Njëri nga nxënësit kishte shkruar:“Shkova te xhaxhai në fshat. Ata kishin shkuar në një dasmë. Hipëm në makinë dhe u kthyem.” Cilët marrin pjesë në këtë anekdotë? Cila është tema e mësimit që u dha mësuesja? Çfarë shkroi njëri prej nxënësve? Ku qëndron humori në këtë anekdotë?1 2 374 Gjuha shqipe 6
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80