Page 78 - Demo
P. 78


                                    Para leximitPjesa “Fuqia e Mujit” është shkëputur nga libri “Tregime të moçme shqiptare” i shkrimtarit Mitrush Kuteli dhe bën fjalë për bëmat e një prej kreshnikëve të këtij cikli, Mujit._______________________________________Pas mesnate, papritur, u dukën majë shkëmbit dy drita të bardha që të verbonin sytë. Jo, s’ishin drita, por ishin dy zana të veshura me dritë. Ato e panë Mujin tek po përkundte lehtë djepet e foshnjave dhe e dëgjuan tek u fliste butë, ëmbël. U çuditën dhe e pyetën:– Cili je ti? Ç’kërkon në këtë vend? A mos ke humbur gjësend e ke dalë ta kërkosh?– Unë jam bari lopësh, rrogëtar për bukë e kripë, – u tha Muji. – Gjithë ditën bredh bjeshkëve pas kullotave. Sot më ndodhi një e keqe e madhe: humba lopët e tim zoti e dola t’i kërkoj. Nata më zuri në këtë vend e u ula të prehem, të fle. S’munda të mbyll sy, se qanin këto dy foshnja. M’u dhimbsën e u përkunda djepet. Mezi i vura në gjumë… Po ju, ç’jeni? Ç’e keni tërë këtë dritë të bardhë që ju ka veshur fytyrën e shtatin?Ato e njohën sakaq Mujin, se e kishin parë shumë herë nga larg bjeshkëve e mrizeve tek kulloste e mërzonte lopët. I thanë:– Ne jemi zana, Muj. Dolëm, si çdo natë, lart e poshtë nëpër botë që të ndihmojmë njerëzit e mirë e të drejtë. I lamë foshnjat vetëm. Ti Muj, paske qenë njeri i mirë, i paske përkundur e i paske vënë në gjumë. Rrofsh e qofsh! Na thuaj tani, o Muj, ç’kërkon të të japim ne për të mirën që na bëre? A do forcë, Muj? A do luftë të luftosh? A do mall e gjë? A do dije? A do gjuhë? Kërko ç'të duash e ne do të ta japim.Ja ç’u thotë Muji zanave:– Mua, moj zana të bardha, më kanë halë në sy barinjtë e tjerë. Më ngacmojnë, moj zana, më bien në qafë. A e keni në dorë të më bëni të fortë, që t’i mund të gjithë?– Vetëm kaq do, Muj?– Kaq.I thotë zana zanës:– Motër, a i japim Mujit qumësht gjiri që ta bëjmë të fortë?– I japim, motër.Zanat i japin Mujit qumësht gjiri dhe e nginjin me tri pika.Muji e ndien veten menjëherë shumë të fortë, sa mund të shkulë nga rrënja një lis bjeshke. Zanat i thonë:– Pa të shohim, Muj, sa i fortë je tani. Kape atë shkëmb që ke pranë dhe ngrije lart.Zanat i tregojnë Mujit një shkëmb që peshon tri pendë qe bashkë. Muji ulet, e kap shkëmbin, e shkul nga vendi, e peshon në duar, e Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko)(1907-1967)FUQIA E MUJITzanë – figurë mitologjike, vajzë shumë e bukur dhe luftarake, që jetonte në male e në pyje.djep – shtrat i vogël dërrase për foshnja, me dy këmbëza në trajtë gjysmërrethi, që të përkundet lehtë.bari – ai që kullot, ruan dhe mbarështon bagëtinë.rrogëtar – që paguhet me rrogë.bjeshkë – mal i lartë me kullota verore.Kujtoni histori nga Cikli i Kreshnikëve me figurat e njohura, si: Muji, Halili, Gjergj Elez Alia etj.FjalorShkrimtar i mirënjohur i shekullit XX, i cili konsiderohet themeluesi i prozës moderne shqipe. Kuteli ka lënë pas një trashëgimi letrare të gjerë, të pasur dhe origjinale. Ai është vlerësuar mjeshtër i fjalës shqipe. Ndër librat e tij, përmendim: “Ago Jakupi e të tjera rrëfime”, “Tregime të moçme shqiptare”, “Xixëllonja” etj.76 Gjuha shqipe 6
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82