Page 79 - Demo
P. 79


                                    ngre deri te nyja e këmbës. Më lart nuk e ngre dot. E lëshon poshtë.Prapë i thotë zana zanës:– Duhet t’i japim edhe pak qumësht Mujit tonë që të bëhet më i fortë.Muji pi rishtas qumësht zane, e kap shkëmbin, e peshon në duar, e ngre gjer në gju. Më lart nuk e ngre dot. E lëshon poshtë e ulet të prehet.– T’i japim edhe një herë gji.Mujit i shtohet fuqia. Merr shkëmbin, e peshon mirë e mirë në duar, e ngre gjer në brez. Më lart nuk e ngre dot. Zanat e shohin e i thonë shoqja-shoqes:– Prapë duhet t’i japim gji Mujit.Muji pi edhe një herë qumësht zane e bëhet më i fortë se një dragua. E ngre shkëmbin dhe e vë në cep të supit, e mban lart dhe qëndron shtyllë, s'tundet fare. I pyet zanat:– Më thoni, moj zana të bardha, ku ta flak këtë shkëmb. Ta hedh në Lugjet e Verdha, apo ta flak në fushë të Jutbinës?Zanat e shikojnë me buzë në gaz e i thonë shoqja-shoqes:kullotë – vend me bar, ku çohen bagëtitë për të kullotur.shtat – trupi i njeriut nga koka deri te këmbët.mriz – vend i freskët e me hije, ku kalojnë vapën bagëtia.mërzen – pushon në hije në kohën e vapës.e ka halë në sy – shprehje frazeologjike: nuk e duron dot.nginjet – shuan plotësisht urinë, ngopet.tri pendë qe – tri çifte qesh, kafshë pune.rishtas – sapo; sërish.prehem – çlodhem.shushurin – fëshfërin.vëllam – secili nga dy shokët e ngushtë që pinin nga një pikë gjak prej njëri-tjetrit dhe bëheshin si vëllezër.FjalorPërralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme, me anë të së cilave paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzve. LexojmëNë hapësirat e rrëfimit letrar 77
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83