Page 80 - Demo
P. 80


                                     STUDIM TEKSTI – Të mos i japim më gji Mujit, se, po t’i japim, e shemb botën anembanë.Pastaj zanat e pyesin Mujin hollë e hollë për nënë e babë, për vëlla e motër, për gjithë Jutbinën e Krahinën. Ndërkaq, hëna e bardhë rri lart mbi krye të tyre e i këqyr kur kuvendojnë. Hija e shkëmbit të madh nis e zgjatet prapa, mbi gremina. Në bjeshkë del e fryn flladi i freskët i natës. Shushurijnë gjethet e aheve, këndojnë krojet e ftohta e ua mbajnë zërin lumenjve që hidhen prag më prag.Si e pyesin mirë e mirë, ja se ç’i thonë zanat Mujit:– O Muj, ne duam të të bëjmë vëllam. Ti ç’thua?– Vëllam më doni, vëllam më paçi, o zana të bardha, – u thotë Muji. – Kur të jem ngushtë, do t’ju thërras të vini të më jepni dorën; kur t’ju fyejë ndokush, të më thërrisni e unë do të hidhem t’ju marr krahun.– Të lumtë goja, vëllam; kur të jesh ngushtë, vikat e do të vijmë, kur të na fyejë ndokush, do të të ankohemi.Kur nis të përskuqë qiellin agu i ditës, zanat marrin djepet, i varin në shpinë e zhduken duke lënë prapa një vilar drite.Muji fërkon sytë e mundohet të shohë se ç’u bënë zanat, por nuk sheh veçse vragën e atij vilari që tretet nëpër bjeshkë. Dhe thotë me vete: “A mos pashë ëndërr?” Shkon lan sytë në krua. Ujët e ftohtë e këndell. Aty pranë sheh një gur të madh që nuk e mbanin dot as njëzet burra bashkë. Ulet, e mbërthen me të dy duart dhe e vë në sup. Qesh e thotë: “Jo, s’pashë ëndërr…” dhe e hedh gurin, që kërcet gërxh më gërxh gjersa zhduket në luginë. Oshtijnë gjithë bjeshkët…Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Cilat personazhe marrin pjesë në këtë përrallë?Ku ndodhen ata?Kur ka ndodhur ngjarja? Çfarë i ka ndodhur Mujit?Pse u çuditën dy zanat kur panë Mujin?Cili është misioni i zanave? Pse i kanë lënë foshnjat vetëm, në mes të natës?Çfarë i ofrojnë zanat Mujit dhe çfarë u kërkon ai atyre?Si fuqizohet Muji? Sa i fuqishëm bëhet ai?Çfarë u premton Muji zanave?Lexoni me role pjesën. Ritregoni në ligjëratë të zhdrejtë dialogët e Mujit dhe të zanave.Interpretojmë tekstin 2 Muji bën zgjedhjen e tij. Po ju, çfarë do të kishit bërë? Argumentoni përgjigjen tuaj. 3 Komentoni fjalët e zanave: “Të mos i japim më gji Mujit, se, po t’i japim, e shemb botën anembanë.”Hiperbola është shprehje figurative që konsiston në zmadhimin jashtë mase të forcës, rëndësisë dhe të përpjesëtimeve të fenomenit të përshkruar. Shkrimtari e përdor hiperbolën për të forcuar përshtypjen, për të vënë në dukje figurën. Në këtë pjesë letrare, për të zmadhuar dhe theksuar tiparet e personazhit, Kuteli përdor hiperbolën: \një gur të madh, që nuk e mbanin dot as njëzet burra bashkë. Ulet, e mbërthen me të dy duart dhe e vë në sup\vikat – bërtet, thërret.vilar – vazhdë drite.këndell – i jap fuqi e gjallëri dikujt.gërxh – shkëmb i ashpër, me thepa.oshtin – ushton, lëshon që larg një zhurmë të mbytur e të fuqishme.Fjalor78 Gjuha shqipe 6
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84