Page 81 - Demo
P. 81
Analizojmë tekstin 4 Gjeni në tekst fjalitë që zbulojnë këto cilësi të personazhit:butësinë shpirtërore,forcën fizike,besnikërinë,forcën e karakterit,zgjuarsinë. 5 Fuqia e Mujit sa vjen e rritet. Renditni veprimet që e dëshmojnë këtë.Muji ulet, e kap shkëmbin, e shkul nga vendi, e peshon në duar, e ngre deri te nyja e këmbës.___________________________________________________________________Gjuha e tekstit 6 Zbërtheni kuptimin e shprehjeve të mëposhtme:Më kanë halë në sy. _______________________E pyesin hollë e hollë. ______________________Më bien në qafë. __________________________ 7 Nënvizoni frazat në të cilat dalloni figurën e hiperbolës:Bëhet më i fortë se një dragua. ____________________________________________Reflektojmë rreth tekstit 8 Zanat, për t'ia shpërblyer Mujit dhembshurinë e treguar për foshnjat e tyre, vendosin t'i plotësojnë një dëshirë. A mendoni se njeriu shpërblehet gjithmonë për të mirat që bën?Argumentoni përgjigjen nëpërmjet një rrjeti diskutimi.Po Pse? Jo 9 Mujin, këtë personazh nga mitologjia shqiptare, krahasojeni me Gjergj Elez Alinë. Përqendrojeni krahasimin tuaj në dallimet dhe ngjashmëritë midis tyre.Muji Gjergj Elez Alia Detyrë Zgjeroni përshkrimin e mjedisit fantastik të kësaj rrëfenje, duke fantazuar rreth pamjes fizike të zanave të mbështjella me dritë të bardhë.Në hapësirat e rrëfimit letrar 79

