Page 82 - Demo
P. 82


                                    Para leximitPjesa “Zemërimi i Zeusit” është shkëputur nga përshtatja për fëmijë “Zeusi, mbreti i hyjnive, i burrave dhe i shumë grave”, i shkrimtares italiane Sabina Koloredo. Në mitologjinë greke, miti i Prometeut është simbol i forcës, i guximit dhe i sakrificës njerëzore._______________________________________Zeusi hodhi një sy që lart nga retë. I mjaftoi një vështrim i vetëm, sepse një tërbim i çmendur e mbërtheu. Toka xixëllonte nga mijëra zjarre të mëdha dhe aroma e mishit të pjekur e kënga e njerëzve mbërrinte deri lart përmes ajrit të pastër.– Kush e bëri? – bubulliu, ndërsa re të mëdha të ngarkuara me shi po mblidheshin drejt Olimpit. – Kush nuk iu bind urdhrit tim dhe u dha zjarrin njerëzve?Një qetësi e madhe, që prishej vetëm nga rrufetë që binin, pushtoi tokën dhe qiellin.Zeusi ishte i tmerrshëm për t’u parë në pikun e tërbimit. Njerëzit, të tmerruar, u strehuan në banesat e tyre, ndërsa një ujëvarë nisi të bjerë nga qielli dhe fiku zjarret.– Po pyes se kush ua dha zjarrin njerëzve! – përsëriti Zeusi, ndërsa hyjnitë u strukën, të tmerruara.– Por, i dashur… – u përpoq ta qetësonte Hera, që nuk e shihte burrin të tërbuar në këtë farë feje prej shekujsh.– Qepe! Ti ua dhe?– Jo… – belbëzoi ajo.– Atëherë mos u përziej!Athinaja u vendos në krah të të atit, e armatosur deri në dhëmbë, për ta siguruar se ajo ishte pranë tij.– Ia dhashë unë! – tha një zë me qetësi.Grumbulli i hyjnive u hap dhe Prometeu eci përpara drejt Zeusit, duke e vështruar drejt në sy.– Nuk e di se pse, por ja që nuk po habitem! – apostrofoi Zeusi me një nënqeshje. – Pse nuk u binde? Të kisha thënë se zjarri duhet të qëndrojë te hyjnitë, në Olimp.– Zoti im, ti e di se sa pikë të dobët i kam unë njerëzit! Nuk janë leckamanë dhe mjeranë siç duken… të paktën, jo gjithmonë, – e korrigjoi titani. – Duhet t’u japim kohë që të zhvillohen. Pa zjarr, do të kishin vdekur të gjithë, burrat, gratë dhe fëmijët!– Këtë doja edhe unë! Nuk dua të bëj asgjë për ata parazitë! Kisha në plan të krijoja një racë të re, të ngjashme me tonën, në gjendje të vlerësojë dhe të respektojë veten dhe planetin në të cilin do të jetojë. Sabina Koloredo (Sabina Colloredo)ZEMËRIMI I ZEUSITpik– kulm.në këtë farë feje – në këtë mënyrë, kaq keq.apostrofoj – bëj thirrje.nënqeshje – buzëqeshje me ironi.mjeranë – për të ardhur keq.FjalorLexoni titullin e rrëfimit. Vështroni me kujdes figurën në fund të tij. Si mendoni, për çfarë rrëfen autori?Shkrimtare italiane bashkëkohore, e cila ka një krijimtari të pasur letrare, një pjesë e së cilës u kushtohet fëmijëve dhe adoleshentëve. Në krijimtarinë për fëmijë spikat talenti i saj për të ritreguar dhe për të përshtatur vepra të rëndësishme të letërsisë botërore. Në një pjesë të tyre ajo ka sjellë një këndvështrimi krejt të ri. Ndër librat e saj të përkthyer në gjuhën shqipe, veçojmë: “Zeusi, mbreti i hyjnive, i burrave dhe i shumë grave”, “Hera, mbretëreshë e hyjnive dhe grua shembullore”, “Poseidoni, hyu i detit gjithnjë mbi dallgë”, “Athinaja, aventura, beteja dhe shumë medalje” etj.80 Gjuha shqipe 6
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86