Page 83 - Demo
P. 83
Por ti… ti u përzjeve! Gjithmonë ke dashur të bësh sipas kokës sate, Promete, ndoshta fakti që je nip i Uranit dhe i Geas të bën të ndihesh mbi hyjnitë e tjera.– Nuk e bëra për këtë! – protestoi Prometeu. – E bëra sepse i dua, ashtu siç dua fëmijët e mi! Ti nuk do të kishe bërë gjithçka për fëmijët e tu?– Varet, – iu përgjigj Zeusi, duke vështruar shprehjen e ashpër të Aresit.Afërdita, perëndesha e dashurisë, me bukurinë e saj të mahnitshme, bëri një hap përpara. – Fale baba! Nuk e bëri se nuk donte të të respektonte! E shtyu dashuria të vepronte ashtu!Zeusi i hodhi një vështrim mospërfillës. Në atë çast tërbimi të pakontrolluar, edhe pamja e mrekullueshme që perëndesha shpërhapte, e bënte indiferent.– Më thuaj, si munde ta bëje! – hungëriu edhe më fort.– Vodha një shkëndijë në kovaçhanën e Hefestit dhe e fsheha në zgavrën e një peme. E shpura poshtë dhe… – Prometeu kujtoi çastin dhe, për të keqen e tij, qeshi,– … brenda pak çastesh zjarri kaloi nga njëra tribu në tjetrën, duke ndriçuar ato jetë të errëta si nata. Që atëherë, fëmijët nuk shohin më ëndrra të këqija, gratë vallëzojnë rreth zjarrit bubulak dhe burrat shohin njëri-tjetrin me besim. Tanimë, baba hyjnor, jetojnë në vendbanime të rregullta, përdorin rrotën dhe metalet për…– Mjaft, nuk dua të dëgjoj më!Një dritë verbuese përshkoi qiellin pas shpinës së Zeusit dhe një bubullimë e tmerrshme përshkoi Olimpin.– Dëgjova më shumë seç duhej!Zeusit nuk i kishte pëlqyer asnjëherë Prometeu. Titani ishte i fortë dhe inteligjent, dhe kishte shumë përkrahës midis hyjnive: me kohë, do të ishte bërë i rrezikshëm për autoritetin e tij. Veç të tjerash, ai nuk mund të lejonte të mos i bindeshin urdhrit të tij, sepse krijonte rrezikshmëri. Nëse do ta falte, hyjnitë e tjera do ta merrnin për dobësi.– Ti, – urdhëroi duke iu kthyer Hefestit, – farkëto ca hekurishte të pathyeshme ku do ta lidhësh që të mos e lëvizë asgjë, ndërsa ju, – urdhëroi duke u kthyer nga shërbëtorët Krati dhe Bia, – merreni dhe mbërthejeni në malin Kaukaz, në Shizia!Vështroi Prometeun drejt e në sy.– Për mosbindjen tënde, të dënoj të qëndrosh i mbërthyer në përjetësi!parazit – dembel, ai që nuk punon vetë dhe jeton me djersën e një tjetri.racë – grup i madh i shoqërisë njerëzore, që ka tipare të jashtme të trashëgueshme, si: ngjyra e lëkurës, e flokëve etj.hungërin – nxjerr një britmë të ndërprerë, therëse a kërcënuese.kovaçhanë – punishte ku përpunohet metali.tribu – grup njerëzish në shoqërinë primitive me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që jetonin në të njëjtin vend.bubulak – zjarr që digjet me vrull, me flakë të madhe dhe duke kërcitur.FjalorLexojmë

