Page 86 - Demo
P. 86
3. Rindërtoni tregimin duke lidhur pjesët e paragrafëve sipas kuptimit.Vendosni numrat 1-7 edhe në kolonën e djathtë. (Teksti lexohet nga mësuesi/ja ose dëgjohet nga CD-ja.)FLUTURIMIPjesa e parë e paragrafit Pjesa e dytë e paragrafitKthesa e dytë djathtas, pastaj drejt në agim. Piteri kishte thënë se ky ishte vendi ku ndodhej ishulli i Kurrkundit. Por zogjtë ndaj dinë t’i gjejnë vendet e ishujt duke u orientuar me anën e hartave të veta. Zogu nuk i ndahej, e arrinte, ia merrte përsëri ushqimin, ndërsa Piteri e ndiqte dhe të dy fluturonin të gëzuar njëri pas tjetrit. Pastaj, të kënaqur, ndaheshin.Në fillim, Uendi dhe djemtë besonin çdo fjalë të tij. Tashmë ata vinin rrotull në një fluturim të lirë. Nuk u vinte keq për kohën, duke u rënë vërdallë minareve e oxhakëve lartësuar mbi çatitë e ndërtesave. Qeshnin dhe i gëzoheshin fluturimit. Fluturonin e fluturonin e nuk ndienin të ngopur. Herë pas here errësohej, pastaj përsëri dritë, herë ftohtë e më pas ngrohtë.Xhonit i dukej sikur fluturonin midis natës mbi dy dete. Ndonjëherë ndienin uri. Atëherë, Piteri i ushqente në mënyrë qesharake. Ndiqte një zog që mbante në sqep diçka që hahej, e ia rrëmbente. Megjithatë, zogjtë nuk mund të gjenin asgjë në një adresë të tillë. Në të vërtetë, kjo nuk ishte asnjë lloj adrese. Ato çaste, Piteri sajonte çfarë i vinte në kokë. Sajonte shpesh gjëra të tilla.Uendi u tremb pak me këtë lloj mënyre për të siguruar ushqimin, aq më tepër që asaj i dukej se Piteri nuk dinte mënyrë tjetër. Por Uendi u zemërua me të, sepse atij i hyri vetja në qejf dhe mendjemadhësia për të ishte më e rëndësishme se të shpëtonte jetën e një njeriu. – Ej, shikoni, ai përsëri fluturoi poshtë! – thirri ai i entuziazmuar, kur Majkëlli që dremiste u rrëzua si gur poshtë. – Shpëtoje! – thirri Uendi me vështrimin plot tmerr mbi detin e ftohtë e të zymtë nën këmbët e tyre. Dhe kjo gjë ndodhte shpesh, ngaqë ishte i lehtë si pendë.Duhet thënë se këtë gjë, ai e bëri me shkathtësi dhe elegancë. Ndonjëherë, ata flinin në fluturim, çka ishte shumë me rrezik, sepse në ato çaste fillonin binin nga gjithë ajo lartësi. Mirëpo, më e tmerrshmja ishte se Piterit kjo gjë i dukej argëtuese.Piteri mund të flinte në ajër sa të dëshironte, pa pasur frikë se mund të binte. Mjafton të shtrihej në shpinë dhe qe njëlloj sikur lundronte. Ndërkohë, Piteri u sul drejt Majkëllit dhe e mbërtheu në minutën e fundit, kur ai, nga çasti në çast, do të përplasej në 7 sipërfaqen e ujit. 123456(Nga romani “Piter Pan”)184 Gjuha shqipe 6

