Page 88 - Demo
P. 88


                                    Para leximitHans Kristian Andersen(Hans Christian Andersen)(1805-1875)matanë – në anën tjetër.më nge – ngadalë, pa u shqetësuar.brirthe – dy zgjatime si fije, shqisa te kërmijtë.xhap – asnjë hap.petale – fletëzat e holla të kurorës së një luleje.dremit – fle qetë.zvarritem – lëviz ngadalë, hiqem zvarrë.strukem – mblidhem në një qoshe.jargavitet – lëshon jargë.KËRMILLI DHE TRËNDAFILIPërralla “Kërmilli dhe trëndafili”, e shkrimtarit danez Hans Kristian Andersen, nëpërmjet dialogut mes një trëndafili të harlisur dhe një kërmilli që mbyllet në guaskën e vet, shfaq qëndrimet e ndryshme që mbajnë njerëzit ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj jetës._______________________________________Përreth kopshtit ishte një gardh lajthish, kurse matanë tij kishte fusha e livadhe ku kullotnin lopë e dele. Por, mu në mes të kopshtit lulëzonte një trëndafil, nën të qëndronte një kërmill. Dhe ky kërmill na mbante përbrenda një gjë tepër të çmuar.– Prisni, po do të vijë edhe koha ime! – thoshte ai. – E ç'është të çelësh trëndafila, të bësh lajthi apo qumësht si lopët e delet! Unë do të bëj diçka më të madhe.– Nuk është se nuk ju besoj! – i tha rrënja e trëndafilit. – Por, a s'më thoni, kur do të ndodhë kjo?– Unë do t'i bëj gjërat me nge, – tha kërmilli. – Jo si ju të gjithë, që nxitoheni! Njerëzve u pëlqen të presin.Vitin tjetër kërmilli qe prapë duke u ngrohur në diell, po në atë vend, pranë rrënjës së trëndafilit, i cili qe mbushur përsëri me gonxhe e trëndafila të lulëzuar tërë freski.Kërmilli doli përgjysmë nga guaska, zgjati brirthet, pastaj i mblodhi sërish.– Gjithnjë e njëjta gjë. As edhe një hap përpara! – tha ai. – Trëndafili vazhdon të çelë lule dhe s'ka bërë xhap më tej!Kaloi vera dhe erdhi vjeshta, kërcelli i trëndafilit lulëzonte dhe shpërndante përreth aromën e tij, derisa filloi të binte dëbora. Moti u bë krejt i lagësht dhe i ftohtë, trëndafili u struk në tokë.Erdhi përsëri pranvera, lulëzuan përsëri trëndafilat, doli jashtë edhe kërmilli ynë. – Ju u plakët, – i tha ai rrënjës së trëndafilit. – Tani mjaft më! Ju i dhatë botës gjithë ç'mundët, se sa me vlerë qe kjo, është një çështje me të cilën nuk kam kohë të merrem. Por ama, është e qartë se ju nuk keni bërë asgjë për zhvillimin tuaj të brendshëm. Së shpejti do të katandiseni në një shkurre të thatë! A e kuptoni se ç'dua të them?– Ju po më trembni! – tha rrënja e trëndafilit. – Nuk i kisha menduar kurrë këto gjëra!– Po, po merret vesh që ju nuk e lodhni shumë mendjen. Po a e keni vrarë mendjen ndonjëherë të merrni vesh pse ju lulëzoni dhe si ndodh kjo? Pse kështu dhe jo ndryshe?– Jo! – tha rrënja e trëndafilit. – Unë i gëzohesha jetës dhe lulëzoja se s'kisha si ia bëja ndryshe. Dielli qe aq i ngrohtë, ajri aq i freskët, Ç'do të thotë për ju të jesh i dobishëm në shoqëri?FjalorShkrimtar dhe poet danez i shekullit XIX, i cili është i njohur në mbarë botën për përrallat e tij. Disa nga përrallat më të njohura të këtij autori, janë: “Rrobat e reja të mbretit”, “Shitësja e vogël e shkrepësve”, “Mbretëresha e dëborës”, “Rosaku i shëmtuar”, “Pesë bizelet”, “Sirena e vogël” etj.86 Gjuha shqipe 6
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92