Page 89 - Demo
P. 89
Personifikimiështë një nga mënyrat e përshkrimit artistik që konsiston në pajisjen e kafshëve, sendeve, fenomeneve të natyrës dhe ideve me aftësi dhe me veti njerëzore, me aftësi për të folur, me ndjenja dhe mendime. Kujtojmë fabulat e famshme të La Fontenit: “Korbi dhe dhelpra”, ku dhelpra mishëron dinakërinë, ndërsa korbi mendjelehtësinë.Lexojmëunë pija vesën e pastër dhe shiun që binte, unë merrja frymë, jetoja! Forcat i merrja poshtë nga toka dhe lart nga ajri, unë kam jetuar plotësisht, lumturia më rrëmbente dhe unë veç mund të lulëzoja– kjo ishte jeta ime, lumturia ime, ndryshe s'bëja dot.– Posi, jetë keni bërë, ç'e pyet!– Po. Mua m'u dhanë shumë mundësi! – tha trëndafili. – Por ju keni pasur më shumë fat! – Ju jeni një nga ato krijesa të mbushura plot me mendime e me talent të rrallë, që një ditë duhet të çudisni botën!– Po të kisha qejf, – tha kërmilli, – se as që dua t'ia di për atë botën tuaj! E ç'punë kam unë me të? Mua më mjafton vetja ime!– Po, por mua më duket se të gjithë ne e kemi për detyrë të ndajmë me botën çdo gjë të mirë që kemi në veten tonë… të japim aq sa mundim. Unë munda t'i jepja botës vetëm trëndafilat! Po ju? Ju, që keni kaq dhunti, ç'i keni dhënë ju botës? Çfarë keni ndër mend t'i jepni?– Çfarë i kam dhënë? Çfarë t'i jap? E kujt i hyn në punë ajo! Unë s'kam të bëj fare me të! Jepini, jepini ata trëndafilat tuaj, se fundja, aq dini të bëni! Le t'i japë asaj lajthia kokrrat e veta, lopa dhe delet qumështin, secili ka dashamirësinë e vet. Ndërsa unë kam veten time! Unë do të mbyllem brenda vetes... pikë! Unë s'kam asnjë punë me botën.Dhe, si tha këto, kërmilli u struk e u mbyll përfundimisht në guaskën e vet.– Sa gjë e trishtueshme! – tha rrënja e trëndafilit. – Unë, sado që të përpiqem, prapë nuk arrij të mbyllem në vetvete, çdo gjë brenda kërkon të më shpërthejë, të nxjerrë lule. Vërtet pastaj atyre u bien petalet e ato i merr era, por ama unë kam parë se si njërën prej tyre një nënë e vendosi pranë jastëkut të fëmijës, tjetrën e futi në kraharor një vajzë e re, e bukur, një të tretë e puthën buzët e gëzuara të një fëmije! Dhe për mua, kjo qe një lumturi e rrallë! Këto janë gjëra që unë do t'i mbaj mend për tërë jetën!Dhe rrënja e trëndafilit vazhdoi të rritej gjithnjë ashtu, e padjallëzuar, ndërsa kërmilli ende dremiste në guaskën e vet – për të, bota s'qe asgjë.Dhe vitet kaluan njëri pas tjetrit. Kërmilli u shtua brenda dheut. Por në kopsht rrënjë të reja trëndafilash po çelnin, nën të cilat zvarriteshin kërmij të rinj që vazhdonin të strukeshin në shtëpitë e tyre dhe të jargaviteshin, se atyre aq u bënte për botën.Mos vallë ky rrëfim duhet përsëritur nga fillimi? Por prapë, në të asgjë s'ka për të ndryshuar.

