Page 90 - Demo
P. 90
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni përrallën dhe përgjigjuni pyetjeve:Cilët janë personazhet e përrallës?Cilat janë fjalët e kërmillit drejtuar trëndafilit? Pse duket i pakënaqur ai? Cili është qëndrimi i tij? Çfarë ndodhi me trëndafilin pas rënies së dëborës?Çfarë mendon kërmilli për lulëzimin e trëndafilave? Çfarë parashikon ai për të ardhmen e tyre?Si e pret trëndafili fyerjen e kërmillit? Çfarë thotë ai për veten dhe për marrëdhënien që ka me botën?Si vijojnë jetët e dy personazheve? Ritregoni subjektin, duke e ilustruar me fragmente nga teksti. Përdorni ligjëratën e zhdrejtë gjatë ritregimit tuaj.Interpretojmë tekstin 2 Çfarë vlerësonte kërmilli? Po trëndafili? 3 Çfarë personifikon trëndafili? Po kërmilli?Analizojmë tekstin 4 Dalloni temën e kësaj përralle. Cili është morali i saj? 5 Renditni të gjitha fjalët e kërmillit drejtuar trëndafilit. A vëreni se qëndrimi i tij ka ndryshuar në kohë? 6 Dalloni elementet fantastike të kësaj përralle. Çfarë karakteristike ka hyrja dhe mbyllja e saj? Gjuha e tekstit 7 Nënvizoni frazat, të cilat përcaktojnë vendin dhe kohën e zhvillimit të ngjarjes. 8 Gjeni në tekst shprehjet frazeologjike dhe tregoni fjalët që i përgjigjen kuptimit të tyre.Shprehjet frazeologjike Fjala përkatësemerret vesh kuptohetReflektojmë rreth tekstit 9 Krahasoni personazhet e përrallës në lidhje:me idetë që ka secili,me sjelljet dhe veprimet gjatë përrallës. Detyrë Përmblidhni me 2-3 fjali një mbyllje tjetër për përrallën. Argumentoni arsyet e zgjedhjes suaj.Kërmilli Trëndafili88 Gjuha shqipe 6

