Page 91 - Demo
P. 91


                                    BRETKOSA QË DESH TË TRASHEJ SA NJË KAPara leximitShkruani një rrëfim të shkurtër, sipas imagjinatës suaj, duke përdorur fjalët: zili, mburrje, bretkosa, kau, plasi.Bretkosa sa një ve,pa një ka sa një devedhe nakari nuk e la,desh të trashet sa një ka.Kur vu këtë gjë ndër mend,vate u shtri ndë një vendduke ngrën’ e duke pirë,që të fryhet sa më mirë.– Shihni, shihni, sa u rrita,thërrit’ e thoshte përdita.– Mos u mburr’ e mos u mbaj,-i thoshnë shoqet e saj.– Shihni, nuk jam sa demi?– Jo! – Shikoni. – Jo, të themi.– Pa shikoni këtë barksi të kaut. – Jo, je larg!-Bretkosa, nga marazi,u fry, u fry gjersa plasi.Shumë njerëz ndë këtë botëthonë se janë të zotë;si bretkosa mendohenmburren e lëvdohen.Fabula “Bretkosa që desh të trashej sa një ka” është një prej fabulave të shumta që shkroi La Fonteni. Bretkosa trupvogël, e zilepsur pas trupit të madh të kaut, kërkon me çdo kusht të bëhet si ai. Zhan dë la Fonten(Jean de La Fontaine)(1621-1695)ve – vezë.deve – kafshë përtypëse trupmadhe me gungë në kurriz.nakar – zili, smirë.vate – shkoi.ndë – këtu: në.përdita – përditë, çdo ditë.thoshnë – thoshin, thonin.maraz – zemërim.FjalorLexojmëShkrimtar dhe poet francez shumë i njohur i shekullit XVII,i cili është gjithashtu autor i disa prej fabulave më të njohura në mbarë botën. Fabulat e tij rrëfejnë histori komike, me personazhe kafshë të ndryshme, që përfaqësojnë sjellje dhe zakone njerëzore, të cilat i përqeshin ose i dënojnë. Disa prej fabulave më të njohura të La Fontenit janë: “Gjinkalla dhe milingona”, “Dhelpra dhe lejleku”, “Miu i fshatit dhe miu i qytetit” etj. Në hapësirat e rrëfimit letrar 89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95