Page 92 - Demo
P. 92
Antiteza përftohet duke vënë përballë dy anë, dy gjendje, dy pamje, dy dukuri të kundërta. Në këtë fabul, antiteza ndërtohet nga vënia përballë e përmasave të bretkosës dhe të kaut: Bretkosa sa një ve/pa një ka sa një deve. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni fabulën dhe përgjigjuni pyetjeve:Çfarë dëshiron bretkosa?Si vepron ajo?Cilat janë fjalët e bretkosës drejtuar shoqeve?A i dëgjon ajo këshillat e shoqeve?Si e pëson bretkosa ziliqare?Ritregoni fabulën në mënyrë të përmbledhur (deri në gjashtë fjali).Interpretojmë tekstin 2 Qarkoni alternativën e saktë. Cila prej tyre mendoni se është morali i kësaj fabule?a. Fjalët e shumta janë fukarallëk.b. Mendja e madhe është fatkeqësi për të zotin.c. I vogli s’bëhet dot i madh.d. Ziliqari dhe mendjemadhi e pësojnë.Analizojmë tekstin 3 Renditni veprimet e bretkosës sipas renditjes në fabul.Foljet Mënyra e foljeve 4 Gjeni vargjet që paraqesin:zilinë e bretkosës, ________________________________mburrjen e bretkosës, ____________________________këshillat e shoqeve. ______________________________Gjuha e tekstit 5 Fjala maraz është përdorur në fabul me kuptimin:a. inat, c. dëshirë,b. vuajtje, d. shqetësim. 6 Antiteza në këtë fabul ndërtohet nëpërmjet vënies përballë të dy përmasave të kundërta. Dalloni: a. fjalët përkatëse të përdorura, b. llojin e pjesëve të ligjëratës.Reflektojmë rreth tekstit 7 Vlerësoni aktualitetin e moralit të kësaj fabule. Detyrë Projekt në grup: Dramatizoni fabula të ndryshme dhe prezantojini ato për fëmijët e kopshtit më të afërt në komunitet. Kujdesuni që veshjet t'i përshtaten rolit tuaj. 90 Gjuha shqipe 6

