Page 94 - Demo
P. 94


                                    Dëgjojmë Dëgjojmë dhe recitojmë poeziTakim poetikFlora BrovinaVërma emrin timNëse më njeh – e di emrin tim,kam emrin e fluturimit.Nëse e di emrin tim, mos më thirr fluturim.Nëse më ke parë – e di kush jam,i kam krahët e thëllëzës.Nëse e di kush jam, mos më thërrit thëllëzë.Anton PaplekaÇelësiKu do të jetë vallë ai çelës?A mos e kanë marrë në çerdhe laraskat?A mos e ka varur në qafë si fëmijët ky diell që perëndon,për të hapur me të ditën e nesërme?Ndoshta, po të shkoj tani te shkolla ime,prapë do ta gjej te muri atë çelës,por, a do ta hap dot me të derën e fëmijërisë?Ismail KadarePa tyTi ike udhës së pafundme,Ku zverdhin drurët gjetherënës.Mbi gjokse pellgjesh tani tundet,I arti medalion i hënës.Lejlekët ikën fill pas teje,Si stof i keq u zbeh blerimiDhe ngjajnë toka, pylli, reja,Me negativin e një filmi.Martin CamajKthimi i vjeshtësNgritën prej kodrave balonat e larme,zotat ulen në lumej.Këtë verë shfletova fletoret e bilurtae fletët e tyne m'u shprishën ndër duer.Ti je endé e vetmja flakëe vojgurtë në rrasë që jeton në mue.Xhevahir SpahiuFjalaI thanë fjalës: Tani je e lirë!Po fjala s’ kish fuqi t’u thosh: Nuk më duhet!E ç’ më duhet,kur s’u thashë atëherë kur duhet?Kam mbetur pa krahë,Kam mbetur pa qiell,Jam jetë pa ëndërr,Jam ëndërr pa jetë.Përgjigjuni pyetjeveDëgjoni poezitë e regjistruara.Kujtoni ç'është poezia.Diskutoni rreth poezive (intonacionit, vargut, stilit, figurave letrare).Bëni një album poetik me vargje të poetëve të sotëm shqiptarë.Mësoni përmendsh poezinë që ju pëlqen më shumë.Teodor Keko AtdheVendi im, një ulli përjetësisht i gjelbër,pas teje u dashurova verbërisht.Mrekulli kërkova, mrekulli gjeta,dashuria ime sytë e qindra brezave kish.Dritëro AgolliOra e guritKy gur është ora që shekujt tregon tek e tek,Mbi fushën e saj me rrudha prej dheu.Dikur shënoi: ”Katërmbëdhjetë shekuj e pesë vjet”Kur lindi këtu Skënderbeu.Në dorë një orë sekondat, minutat dhe orët tregon,Ky gur i bekuar rrëfen mes rrudhave shekujt.Tik-takun e tij, e dëgjon?92 Gjuha shqipe 6
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98