Page 95 - Demo
P. 95


                                    Naim Frashëri(1846-1900)bregore – vend i ngritur, kodër e vogël.çukë – majë e lartë, e zhveshur e një mali a e një kodre.brinjë – vend që vjen pak i pjerrët, e përpjetë e vogël.gërxh – vend shkëmbor i egër.dëfrej – kaloj kohën në mënyrë të gëzueshme, argëtohem.i mërguar – ai që jeton në mërgim, jashtë atdheut.zëth – zë i hollë, fjala \thënë në mënyrë përkëdhelëse.blegërin – lëshon zë, britmë (për dhentë).vis – vend.gas – gaz, gëzim.m’erë – këtu: me aromë.BAGËTI E BUJQËSIAO malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar,Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,Dashurinë tënde kurrë zëmëra s’e ka harruar.Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,E ta trëmbin, ay s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,Vjen me vrap e me dëshirë aty ndër viset e tua.Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,.........................................................................................Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun' e vinë,Burrat trima me besë dhe shpirtmir’ e punëtorë,Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.Para leximitRecitoni vjersha të Naim Frashërit, të mësuara në klasat e mëparshme.Vargjet janë shkëputur nga poema “Bagëti e bujqësia” e poetit rilindës, Naim Frashëri. Në këtë fragment, poeti i mërguar u këndon bukurive të atdheut._______________________________________FjalorLexojmëPoeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare. Gjithë jetën dhe veprën e tij, Naim Frashëri ia kushtoi çështjes së çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha osmane. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Bagëti e bujqësi”, “Lulet e Verës”, “Histori e Skënderbeut”Takim me poezinë 93
                                
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99