Page 96 - Demo
P. 96


                                    Poema është një vepër e gjatë e shkruar në vargje, në të cilën autori, krahas shprehjes së ndjenjave, përfshin edhe ngjarjen. STUDIM TEKSTI Kuptojmë poemën 1 Lexoni vargjet dhe përgjigjuni pyetjeve:Kujt ia kushton poemën autori? Në cilat vargje e dalloni ndjenjën e autorit për vendlindjen?Si ndihet Naimi kur kujton bukuritë e atdheut?Nënvizoni fjalët që shprehin bukurinë e atdheut në sytë e poetit.Përse autori e krahason guximin dhe vendosmërinë e zemrës së tij me vrapin e qengjit?Interpretojmë poemën 2 Çfarë përfytyrimi na sjellin katër vargjet e para dhe katër vargjet e fundit të poemës? Analizojmë poemën 3 Nënvizoni vargjet ku përshkruhet peizazhi i Shqipërisë, duke gjetur edhe figura letrare, si epiteti dhe krahasimi.Gjuha e poemës Rimë quhet përputhja e tingujve në fund të dy a më shumë vargjeve.Ajo bazohet në përsëritjen e të njëjtave zanore dhe bashkëtingëllore, në fund të dy a më shumë vargjeve. Llojet e rimës:Rimë e puthurMëmëdhe quhet toka, (A)ku më ka rënurë koka, (A)ku kam dashur mëm'e atë, (B)ku më njeh dhe gur’ i thatë... (B)(Çajupi, “Mëmëdheu”)Rimë e alternuarPërmbi za që l'shon bylbyli, (A)Gjuha shqipe m’shungullon. (B)Përmbi erë që m’ep zymbyli, (A)Pa da zemrën ma ngush'llon. (B)(Mjeda, “Gjuha shqype”)Rimë e kryqëzuarTë fala burr! Nga buza jote shket, (A)të folurit me nder e me drejtësi, (B)ti trimat gjithë i shtyn në malësi, (B)ku drita e lirisë shkëlqen e nget. (A)(Serembe, “Domeniko Maurit”) 4 Ç'lloj rime është përdorur në vargjet e poemës? 5 Nënvizoni fjalët dialektore dhe shkruajini ato në gjuhën standarde. Reflektojmë rreth poemës 6 Zbuloni idetë dhe mesazhin që përcjell autori nëpërmjet kësaj poeme. Detyrë Mësoni vargjet përmendsh dhe recitojini bukur ato.94 Gjuha shqipe 6
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100