Page 98 - Demo
P. 98


                                    Para leximitdrandofill – trëndafil.gjâma – këtu: bubullima.rrfè – rrufe.zhgjetare – këtu: shigjetuese.ushtima – jehonë e mbytur dhe e fuqishme që vjen nga larg.njashtu – pikërisht ashtu.â – është.njai – ai.hyjnore – që ka të bëjë me hyjninë; këtu: e mrekullueshme.fès – feje.gegë – banor vendës i krahinave veriore të Shqipërisë.toskë – banor vendës i krahinave jugore të Shqipërisë.qytetsa – qytetarë.n’za – këtu: i famshëm, shumë i njohur.n’e – këtu: nëse.brohoris – thërres e përplas duart në shenjë miratimi a gëzimi.GJUHA SHQYPEPorsi kanga e zogut t’verës,që vallzon n’blerim të prillit;porsi i ambli fllad i erës,që lmon gjit e drandofillit;porsi vala e bregut t’detit,porsi gjâma e rrfès zhgjetare,porsi ushtima e nji tërmeti,njashtu â gjuha jonë shqyptare.Pra, mallkue njai bir Shqyptari,që këtë gjuhë të Perëndis’,trashgim, që na la i Pari,trashgim s’ia len ai fmis;edhe atij iu thaftë, po, goja,që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;që n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,flet e t’veten e lèn mbas dore.………………………………..Pra, shqyptarë çdo fès që t’jini,gegë e toskë, malci e qytetsa,gjuhën t’uej kurr mos ta lini,mos ta lini sa t’jetë jeta.Npër gjuhë shqype bota mbarëka me ju njoftë se ç'fis ju kini,ka me ju njoftë për shqyptarë;trima n’za, sikurse jini.Prandaj, pra, n’e doni fisin,mali, bregu edhe Malcijaprej nji goje sot t’brohorisim:Me gjuhë t’vetën, rroftë Shqypnia!Bëni një ekspozitë me shkrime dhe fotografi për Gjergj Fishtën.“Gjuha shqype” është një nga poezitë e përmbledhjes “Mrizi i zanave” e shkrimtarit Gjergj Fishta. Autori himnizon vlerat e gjuhës shqipe. Vetëm duke mbrojtur gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre, shqiptarët do të njihen si komb në mbarë botën.Gjergj Fishta _______________________________________(1871-1940)FjalorPoet, përkthyes, gjuhëtar, arsimtar, teolog dhe politikan, i cili ka qenë mbrojtës i çështjes së trojeve shqiptare dhe të pavarësisë territoriale të tyre. Me cilësinë e veprës së tij artistike dhe tonet e theksuara patriotike të saj, Fishta u bë figurë qendrore e letërsisë shqipe. Kryevepra e tij konsiderohet “Lahuta e Malcis”, e cila pasohet nga vepra të tjera gjithashtu të arrira, si: “Anzat e Parnasit”, “Mrizi i zanave” dhe “Gomari i Babatasit”.96 Gjuha shqipe 6
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102