Page 99 - Demo
P. 99
Anafora përftohet nga përsëritja e së njëjtës fjalë apo e disa fjalëve e shprehjeve në fillim të dy a më shumë vargjeve që vijnë njëri pas tjetrit, ose të disa frazave në një vepër artistike në prozë, si në këto vargje: \gjama e rrfes zhgjetare,/ porsi ushtima e nji tërmeti”. STUDIM TEKSTI Kuptojmë poezinë 1 Lexoni poezinë dhe qarkoni alternativat e sakta. Në strofën e parë të poezisë, autori na tregon:a. vështirësitë e gjuhës shqipe, c. ashpërsinë e saj,b. bukurinë e saj, d. forcën e saj.Në strofën e dytë të poezisë, autori na tregon se gjuha është:a. historia e një populli, b. pasuria e një populli.Në strofën e tretë të poezisë, autori na tregon se gjuha shqipe:a. ndan shqiptarët midis tyre, b. bashkon shqiptarët kudo që janë.Interpretojmë poezinë 2 Cili është qëllimi i kësaj poezie?a. Të lartësojë vlerat e gjuhës shqipe. b. Të himnizojë historinë e popullit shqiptar.c. Të kritikojë tradhtarët e kombit.Analizojmë tekstin 3 Shkruani vargjet në të cilat poeti:lavdëron gjuhën amtare; ____________________________________________mallkon atë që e mohon këtë gjuhë. ______________________________________ 4 Cili është vlerësimi më i lartë që Fishta i bën gjuhës sonë? Gjuha e poezisë 5 Gjeni anaforat në këtë poezi. 6 Interpretoni efektin e përdorimit të tyre në fillim të vargjeve. A mendoni se ato krijojnë muzikalitet gjatë leximit të poezisë?Reflektojmë rreth poezisë 7 A mendoni se mesazhi poetik i Fishtës është aktual edhe sot?Prandaj, pra, n’e doni fisin,mali, bregu dhe Malciaprej nji goje sot t’brohorasin:Me gjuhë t'vetën, rroftë Shqipnia! Detyrë Kërkoni në internet informacion për prejardhjen e gjuhës shqipe dhe bëni një projekt rreth kësaj teme duke u ndarë në grupe.LexojmëTakim me poezinë 97

