Page 106 - Demo
P. 106
Provoni veten.1. Shkruani 10 numra natyrorë dhe dhjetorë, ku shifra 6 të ketë vlera të ndryshme. Jepjani shokut tuaj t’i lexojë ato.2. Gjeni pesë kufizat e para të vargut të numrave natyrorë çift. Shkruani me fjalë rregullën e përftimit të kufizës pasardhëse. Gjeni kufizën në vendin e 20 të vargut.3. Me shifrat 5, 7, 3 duke i përdorur ato vetëm njëherë, formoni: a) të gjithë numrat dhjetor të mundshëm me një shifër pas presjes. I vendosni në varg rritës. b) Të gjithë numrat dhjetor të mundshëm me dy shifra pas presjes. Gjeni shumën e tyre.4. Gjeni numrat e njëpasnjëshëm midis të cilëve përfshihet numri: a) 133 b) 254 c) 575 5. Nëse kohën e studimit 2 orë do ta ndani ndërmjet lëndëve gjuhë, matematikë dhe histori në raportet 2:2:1, gjeni sa minuta do të planifikoni për secilën nga lëndët.6. Një libër është blerë me 10 % ulje. Në qoftë se keni shpenzuar 350 lekë, sa ka qenë çmimi fillestar i librit?7. Pa kryer veprimet, plotësoni: 32 × 20 = 640 3,2 × 2 = ... 3,2 × 20 = ... 0,32 × 20 = ... 32 × 0,2 = ... 320 × 0,2 = ...8. Gjeni vlerën e shprehjes. a) Dyfishi i shumës së 2,34 me 4,02. b) Nga trefishi i shumës së 12,2 me 3,4 zbresim shumën e 2,34 me 3,05.9. Paraqitni numrin 25 si:a) shumë të një numri pozitiv me një numër negativ;b) shumë të dy numrave dhjetorë;c) shumë të tre numrave dhjetorë me dy shifra pas presjes.10. Gjatë pjesëtimit të një numri me 5, herësi është 21 dhe mbetja 3. Gjeni numrin.11. Gjeni numrin më të madh që plotpjesëton numrat 45, 120, dhe 75.12. Gjeni numrin më të vogël që plotpjesëtohet nga numrat 3, 6, 5.13. Gjeni numrin më të vogël që gjatë pjesëtimit me 2, 3 dhe 4 jep mbetjen 1.Përforcim i kapitujve 1-5. 100

