Page 141 - Demo
P. 141


                                    4. Të shkruhet në formë të shkurtuar secila prej njësive: decimetër ______ miligram ______ metër ______centimetër ______ milimetër ______ ton ______kuintal ______ litër ______ centilitër ______kilogram ______ mililitër ______ kilometër______5. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:• Njësia themelore e gjatësisë është . Shumëfishat e tij janë . Nënfishat e tij janë . Për të matur gjatësinë përdoret .• Njësia themelore e masës është . Shumëfishat e tij janë . Nënfishat e tij janë . Për të matur masën e trupit përdoret .• Njësia themelore e vëllimit (nxënësisë) të lëngjeve është . Shumëfishat e tij janë . Nënfishat e tij janë . Për të matur vëllimin e lëngut përdoret .6. Gjeni me përafërsi:a) gjatësinë, gjerësinë dhe trashësinë e librit tuaj;b) përmasat e klasës suaj;c) masën tuaj trupore;d) masën e një biçiklete;e) vëllimin e lëngut në një lugë gjelle;f) vëllimin e lëngut në një pije freskuese.Bashkëbisedoni me shokët. Cili ka bërë përafrimin më të mirë?7. Një atlet përgatitej për garë. Ditën e parë përshkoi 4 km, të dytën 2 km më shumë se të parën, të tretën 3 km më shumë se të dytën. Sa km më shumë se e treta duhet të bëjë ditën e katërt, me qëllim që të përshkojë 13 km rrugë?8. Sasia prej 108 kg sheqer do të ndahet në dy thasë në raportin 1 : 3. Sa kg sheqer do të ketë në secilin prej tyre?9. Një depozitë vaji nxë 10 000 litra. Ajo është e mbushur në 65% të vëllimit të saj. Sa litra vaj ka depozita?135
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145