Page 143 - Demo
P. 143
3. Për secilin rast, të shkruhet njësia që përdoret (në formë të shkurtuar):Largësia ndërmjet dy qyteteve _________; Gjatësia e njeriut _________;Masa e njeriut _________; Lartësia e një ndërtese _________; Lartësia e një mali _________; Thellësia e oqeanit _________; Gjatësia e pistës në garat e makinave _________; Vëllimi i një shisheje me qumësht _________; Përmasat e fletores _________; Gjatësia e lapsit _________; Gjatësia e një ure_________; Diametri i një monedhe _________; Lartësia e derës _________; Gjatësia e hekurudhës _________; Gjatësia e një blete _________; Masa e një mushkonje _________; Doza e një ilaçi _________; Sasia që merr një lugë çaji ________;Masa e një laptopi _________; Distanca e rrugës që një këmbësor bën në 10 minuta _________;Distanca e rrugës që një makinë bën në 10 minuta _________; 4. Segmenti [MN] e ka gjatësinë MN = 64 cm. Gjeni gjatësinë e segmentit AB, nëse ajo është:• katër herë më e vogël se gjatësia e MN; • tri herë më e madhe se gjysma e MN;• dy herë më e madhe se MN;• 60% e gjatësisë së MN;• 3 cm më e madhe se çereku i gjatësisë së MN.5. Në një market, u shkarkuan mollë në 5 arka me nga 25 kg secila, tre thasë me nga 50 kg secili dhe një sasi shportash që mbanin 15 kg secila. Në fund, shitësi pa se ishin gjithsej 275 kg mollë. Sa shporta me mollë ishin? Nëse ditën e parë u shitën 80 kg mollë, gjeni sa % mbetën pa u shitur.6. Një depozitë uji përmban 5000 litra. Një rubinet shkarkon 5 litra ujë për një minutë. Nëse rubineti qëndron hapur për 15 minuta, ç'pjesë e depozitës shkarkohet gjatë kësaj kohe? Për sa kohë do të zbrazej e gjithë depozita, nëse rubineti do të shkarkonte të njëjtën sasi uji në minutë?Lartësia e Burja Khalifas është afërsisht sa largesa e dy xhirove që bën një atlet në pistën e vrapimit. Një foshnjë peshon afërsisht sa 1000 centimetra kub rërë.2. Shkruani në fletore nga një fjali për secilin nga faktet më sipër.Përfshini edhe krahasimin.137

