Page 154 - Demo
P. 154
1. Kryeni rrumbullakimet e gjatësisë 25,079 m: a) në të dhjetat e metrit; b) në të qindtën e metrit.2. Një fëmijë i porsalindur peshon 3 kg e 700 g. Çdo muaj, ai shton në peshë 1,3 kg. Sa kg ka shtuar fëmija pas 6 muajsh? Sa do të jetë pesha e tij pas 6 muajsh?3. Një shishe nxë 10 ml parfum. Sa shishe të tilla mbushen me 50 cl?4. Perimetri i një katrori është 42,6 dm dhe është i barabartë me atë të një gjashtëkëndëshi të rregullt. Gjeni brinjën e katrorit dhe brinjën e gjashtëkëndëshit në cm. Gjeni raportin e gjatësive të tyre. 5. Në një largesë prej 600 m janë vendosur 13 shtylla në largesë të barabartë nga njëra-tjetra. Në secilin skaj të kësaj largese gjendet një shtyllë. Gjeni largesën midis dy shtyllave.6. Një bujk ndërtoi një gardh në vijë të drejtë me shufra hekuri. Ai përdori gjithsej 15 shufra. Sa është largesa ndërmjet dy shufrave, në qoftë se gjatësia e gardhit është 280 metra?7. Një enë e mbushur plot me ujë peshon 10,6 kg, kurse e mbushur përgjysmë peshon 6,3 kg. Sa peshon ena bosh?8. Duke ditur se 1 milje është afërsisht 1,600 km, tregoni se cili nga planetët është më afër Diellit: Toka apo Marsi, nëse distanca Tokë–Diell është afërsisht 93 000 000 milje dhe distanca Mars–Diell është afërsisht 227 000 000 km.9. Në Amerikë përdoren si njësi matëse:Gjatësia: 1 milje = 1,6 km = 1600 mMasa: 1 paund = 0,45 kg = 450 gNxënësi: 1 gallon = 3,6 litra = 3600 ml.Një bashkëmoshatari juaj me banim në Amerikë ju tregon se shkolla e tij është afërsisht 3 milje larg shtëpisë. Ai shkon për të luajtur në një park që është afërsisht 2 milje larg nga shtëpia e tij.Masa e tij është 15 paund. Ai ka dëshirë të luajë me qenin, masa e të cilit është afërsisht 10 paund. Gjatë ditës, ai konsumon rreth 1 gallon ujë, si dhe 0,5 gallon lëngje frutash.Në oborrin e shtëpisë, ai ka një pishinë që nxë rreth 1000 gallon litra ujë.A mund t’i tregoni bashkëmoshatarit tuaj në Amerikë si do të ishin këto vlera në njësitë tuaja matëse?148

