Page 157 - Demo
P. 157
b) 09:00 dhe 13:00? • Shkruani përgjigjen tuaj edhe për orën me akrepa, edhe për orën digjitale.3. Plotësoni fjalinë:Njësia themelore e matjes së kohës është . Shumëfishat e saj janë .4. Çfarë njësie do të zgjidhnit për të matur secilën kohëzgjatje:- ora e mësimit;- koha e një reklame televizive;- periudha e pushtimit turk për vendin tonë;- koha e vrapimit në 100 m;- koha e rrotullimit të tokës rreth diellit.5. Sa i gjatë është intervali kohor:a) 05:42 deri në 12:30;b) 15:25 deri në 20:14;c) 18:20 deri në 01:35.6. Një emision televiziv, në mbrëmje, filloi në orën 22:30 dhe përfundoi në orën 01:15. Sa zgjati emisioni televiziv?7. Kur e pyetën Benin sa është ora, ai u përgjigj: – Duhen dhe 25 e orës që të fillojë ndeshja e futbollit. Duke ditur që ndeshja fillon në 17:00, sa është ora?8. Ora tregon 16:34. Sa ishte ora 23 minuta më parë? Po para 1 orë e 27 minuta? Po pas 54 minutash sa do të jetë ora? Po pas 3 orë e 41 minutash?9. Ora shënon 14:00 dhe moti është me diell. A do të ketë diell pas 685 minutave? Argumentoni përgjigjen.151

