Page 159 - Demo
P. 159
6. Kanë kaluar 2014 sekonda nga fillimi i vitit. Në çfarë dite jemi? Në çfarë ore?7. Sa do të jetë data një milion ditë pas fillimit të këtij mijëvjeçari?8. Sa javë ka në këtë shekull?9. Gjeni:- sa minuta kanë 6 ditë; - sa sekonda kanë 3 orë; - sa ditë janë nga 1 janari në 31 gusht (duke përfshirë edhe këto të dyja);- sa ditë ka një vit i brishtë dhe një vit jo i brishtë.10. Në vend të pikave, plotësoni numrin e duhur: 350 sek = min sek 8575 min = orë min 450 orë = ditë orë 11. Tregoni në cilin rast ka kaluar më shumë kohë: 3 ditë, 4896 minuta apo 254 880 sekonda.12. Një automjet u nis për udhëtim në orën 06:20. Pasi udhëtoi 2 orë e 35 minuta, pushoi për 40 min. Më pas, vazhdoi udhëtimin dhe për 1 orë e 20 min. Gjeni orën në të cilën mbërriti automjeti.13. Gjatë një blloku reklamash televizive u dhanë tri reklama, që zgjatën përkatësisht: 1 min e 35 sek; 1 min e 24 sek; 2 min e 22 sek. Gjeni sa zgjati blloku i reklamave.14. Gjeni sa javë dhe ditë ka viti normal. Po viti i brishtë?153

