Page 162 - Demo
P. 162
Zbulojmë 1. Shikoni hartën më poshtë që tregon orën zonale ndërkombëtare në mbarë botën.• Përdorni këtë hartë për të shkruar në fletore dhjetë fakte.2. Fluturimi Tiranë–Romë zgjat 1 orë e 20 minuta. Nëse niset nga Tirana në orën 01:30 në cilën orë me orën lokale mbërrin në Romë avioni?Sa do të tregonte ora në këtë moment në Boston?3. Në Tiranë, ora tregon 05:40, në Londër tregon 04:40 dhe në Helsinki tregon 06:40. E zëmë se komunikoni me një të afërm që banon në Londër në orën 03:30 të pasdites, biseda zgjat 25 minuta. Sa do të tregojë ora në Londër pas mbarimit të bisedës? Po në Helsinki?4. Në Nju Jork, ora tregon 6 orë më pas se në Tiranë. Nëse dielli në Tiranë, në një ditë korriku lind më 05:18, sa tregon ora në këtë kohë në Nju Jork? Cila është koha është më e përshtatshme për të komunikuar me të afërmit tuaj?5. Era niset në një udhëtim për në Kanada. Udhëtimi i saj do të ndjekë itinerarin Tiranë–Frankfurt–Toronto. Në Frankfurt, ora tregon të njëjtën orë me Tiranën, në Toronto 6 orë më pak. Era niset nga aeroporti në 01:15 të pasdites. Udhëtimi i parë zgjat 2 orë e 35 minuta, udhëtimi i dytë zgjat 8 orë e 20 minuta. Duke ditur që pushon në Frankfurt 3 orë e 15 minuta, gjeni orën e mbërritjes në Kanada me orën lokale.9C Llogaritja e intervaleve të kohës dhe koha zonale211 210 29 28 27 26 25 24 23 22 21 0 11 12 13 14 15 16 17 18 19 110 111 112 211156

