Page 164 - Demo
P. 164


                                    d) Do të fluturoni nga Kejp Tauni për në Sidnei. Fluturimi zgjat 13 orë e 45 minuta. Avioni niset në orën 22:30. Në çfarë ore (me orën zonale) do të arrini në Sidnei?e) Do të fluturoni nga Sidnei për në Bangkok. Fluturimi zgjat 9 orë e 15 minuta. Avioni niset nga Sidnei në orën 13:15. Në çfarë ore (me orën zonale) do të arrini në Bangkok? 7. Në ShBA, ora tregon 6 orë më pak, në Pekin 6 orë më shumë.a) Nëse në Tiranë ora tregon 12:30, sa tregon në Amerikë dhe sa në Pekin?b) Ju telefononi nga Tirana në orën 15:00. Sa është diferenca e orëve në këtë çast ndërmjet Pekinit dhe Amerikës?c) Ju filloni mësimin në orën 8:00. Çfarë mund të jenë duke bërë moshatarët tuaj në Amerikë dhe në Pekin në këtë orë?d) Cilat janë oraret e përshtatshme për të komunikuar me moshatarët tuaj në Amerikë? Po në Pekin?8. Nëse në Tiranë ora tregon 12:47, në Australi ajo tregon 20:47 min.a) Sa më shumë tregon ora në Australi?b) Nëse nisesh për fluturim në Australi nga Tirana në orën 06:00 dhe udhëtimi zgjat 6 orë e 30 min, në cilën orë mbërrin në aeroportin e Australisë sipas orës së vendit pritës?9. Fluturimi për në Hënë i anijes kozmike “Apollo 11” nisi në datën 16 korrik 1969 në orën 12:07. Anija u ul në Hënë më 20 korrik 1969. Të nesërmen, në orën 3:56, astronauti Neil Armstrong shkeli në Hënë për herë të parë në historinë e njerëzimit. Sa kohë pas nisjes ndodhi kjo?Sa kohë ka kaluar nga ky moment deri në ditët e sotme?10. Bashkëbisedoni me shokun. Kur: - dita është e barabartë me natën;- dita ka kohëzgjatje më të madhe se nata;- dita ka kohëzgjatje më të vogël se nata.158
                                
   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168