Page 167 - Demo
P. 167
5. Përdorimi i orës zonale ndërkombëtare. a) b) c) d) 6. Shkruani orët e dhëna më poshtë në sistemin 24 orësh:09:10 paradite; 8:08 e mëngjesit; 9:24 pasdite; 11:40 pasdite; 7:45 pasdite; 10:08 paradite.7. Kryeni veprimet:12 h e 54 min e 17 sek + 15 h e 20 min e 19 sek =17 h e 39 sek – 12 h e 34 min e 45 sek = 8 ditë e 14 orë + 5 ditë e 10 orë =1 orë e 37 min e 40 sek – 34 min e 45 sek =8. Ani dhe Era shkuan në kinema për të parë një film, i cili fillonte në orën 18:00. Ai zgjat 127 minuta. Në ç’orë mbaroi filmi? 9. Drini dhe Joni po luajnë tenis. Ata e fillojnë lojën në 11:30 dhe e mbarojnë në 14:10. Loja zhvillohet në 4 sete. Sa zgjat mesatarisht një set?10. Një automjet niset për udhëtim në orën 8:15. Në 2 orët e para udhëton me shpejtësi 80 km/orë. Pushon 30 min. Më pas, udhëton 2 orë e 20 min me shpejtësi 70 km/orë. Gjeni: a) kohën kur mbërrin automjeti në destinacion; b) gjatësinë e rrugës që ka përshkuar automjeti.11. Në një ditë korriku, dielli lind në 5:20 dhe perëndon në 20:04. Sa kohë zgjat dita?12. Një traget u nis për udhëtim nga porti në orën 12:00. Trageti u kthye në të njëjtin port, pas një udhëtimi prej 3 ditë 13 orë e 30 minuta. Në ç’orë mbërrin trageti?161

