Page 17 - Demo
P. 17


                                    Shumëfishat e përbashkët• Plotësoni diagramin e Venit.Shumëfishat e numrit 4, më të vegjël se 50. Shumëfishat e numrit 6, më të vegjël se 50. Numrat në pjesën e përbashkët të të dy rrathëve janë shumëfishat e përbashkëttë numrave 4 dhe 6.1. Shkruani 10 shumëfishat e parë të numrave: 5; 7; 11.2. Shkruani 3 shumëfishat e parë të përbashkët të numrave:  3 dhe 5; 4 dhe 8.Cili është më i vogli? A mund të gjendet shumëfishi më i madh i përbashkët i tyre? Argumentoni përgjigjen.3. Shkruani shumëfishat e përbashkët më të vegjël se 50 të këtyre numrave:3 dhe 7 2 dhe 10 5 dhe 12 6 dhe 92; 3 dhe 5 4. Gjeni një numër që është më i vogël se 50 dhe që është njëkohësisht edhe shumëfish i 9, edhe i 12.5. Dy aeroplanë nisen nga aeroporti në të njëjtën ditë. I pari kthehet pas 4 ditësh, i dyti pas 6 ditësh. Pas sa ditësh do të nisen në të njëjtën kohë të dy aeroplanët? 6. Miri ka 50 karamele, 25 çokollata, 40 biskota. Cili është numri më i madh i pakove që mund të formojë Miri me to, nëse në secilën prej pakove do të ketë të njëjtin numër karamelesh, çokollatash dhe biskotash?11
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21